VIDEO/ Çelsi nuk di të ndalet në kampionat, skuadra e Tuhelit regjistron fitoren e pestë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 21:24

VIDEO/ Çelsi nuk di të ndalet në kampionat, skuadra e Tuhelit regjistron fitoren e pestë radhazi

Çelsi nën drejtimin e Tomas Tuhelit duket se nuk di të ndalet. “Blutë e Londrës” regjistruar fitoren e 4 radhazi në kampionat dhe të pestën së bashku me atë në Kupë.

CELSI

Të besuarit e Tuhel, mposhtën me rezultatin 2-0 Njukastëll Junajtid në shtëpi, duke kaluar Liverpulin dhe duke u ngjitur kështu në vendin e 4-t.

Olivier Zhiru në minutën e 31’ dhe Timo Verner në minutën e 39’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Çelsit, që tashmë është rikthyer te forma e mirë, pas vështirësive të kaluara në fundin e vitit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"