VIDEO/ Çelsi nuk di të ndalet në kampionat, skuadra e Lampardit mund Kristal Palasin dhe rrëmben vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:31

VIDEO/ Çelsi nuk di të ndalet në kampionat, skuadra e Lampardit mund Kristal Palasin dhe rrëmben vendin e dytë

Çelsi vazhdon me fitoret në kampionat dhe ka kapur vendin e dytë përkohësisht. Skuadra e udhëhequr nga Lampardi ka mundur me rezultatin 2-0 Krsital Palasin, me golat që u shënuan në pjesën e dytë.

celsi

Në minutën e 52-të të sfidës, Abraham ishte ai që kaloi në epërsi skuadrën e Çelsit, pas një asisti të Uillian. Në minutën e 79-të ishte Pulisiç ai që dyfishoi dhe vulosi fitoren e ekipit të tij.

Tashmë Çelsi ka kapur vendin e dytë me 26 pikë dhe duket se një vend për në Ligën e Kampionëve do të jetë një çështje e lehtë për skuadrën e Lampardit, që po kalon një formë të shkëlyqer.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"