VIDEO/ Çelsi mposht Totenhemin me golat e mbrojtësve, londinezët marrin kreun e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 19:24

VIDEO/ Çelsi mposht Totenhemin me golat e mbrojtësve, londinezët marrin kreun e Premier Ligës

Çelsi ka marrë një fitore të pastër 0-3 përballë Totenhemit duke treguar forcën dhe ambiciet që kanë për sezonin e ri.

çelsi

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Tiago Silva hapi siparin e golave duke shënuar të parin në minutën e 49-të pas një asisti të Markos Alonsos.

8 minuta më vonë, ishte radha e mesfushorit Kante i cili dyfishoi shifrat me një supergol. Në minutën e fundit të takimit, një tjetër mbrojtës, kësaj radhe Rudiger, hipotekoi fitoren e londinezëve në 0-3.

Skuadra e Tuhel merr kështu kryesimin e kampionatit në pikë të barabarta me Mançester Junajtid dhe Liverpulin, por blutë kanë golavarazh më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"