VIDEO/ Çelsi mposht me lehtësi Kristal Palasen, i merr Liverpulit vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 18:52

VIDEO/ Çelsi mposht me lehtësi Kristal Palasen, i merr Liverpulit vendin e dytë

Ka përfunduar dhe ndeshja tjetër e vlefshme për javën e 11-të në Premier Ligë, ku skuadra e Çeslit ka arritur të mposhtë pastër Kristal Palasen. Ekipi i drejtuar nga Maurisio Sarri arriti që të shënonte e parë me Alvaro Moratën duke e mbyllur në shifrat 1 me 0 pjesën e parë.

agsdfsad

Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë e Krsital Palases kapën në befasi mbrojtjen e “blu-ve” dhe arritën që të barazonin me Taunsend. Por pas 12 minutash ishte përsëri Alvaro Morata ai i cili i jep për herë të dytë avantazhin skuadrës së Çelsit të cilët këtë herë arritën ta menaxhonin më mirë, madje duke shënuar edhe të tretin me Pedro Rodrigez.

askdfsd

Me këtë fitore skuadra e Marusio Sarrit ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Liverpulin, por me një golavarazh më të mirë.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV"