VIDEO/ Çelsi merr një “mësim të mirë” nga skuadra e vendit të 16-ë, Xhaka dhe Arsenali nuk përmbahen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:10

VIDEO/ Çelsi merr një “mësim të mirë” nga skuadra e vendit të 16-ë, Xhaka dhe Arsenali nuk përmbahen

Çelsi humbi shansin e mirë të parakalonte Leiçesterin në javën e 32-ë të kampionatit anglez pasi pësoi një humbje të hidhur 3-2 nga Uest Hemi.
Eb3rAivXsAEfFLY
Londinezët u shpëtuan nga VAR-i pasi vendasve iu anulua goli në minutën e 34-rt. 8 minuta më pas, Uillian kthen në gol penalltinë e fituar nga skuadra e tij.
Megjithatë, Uest Hemi nuk e njeh “fjalën” dorëzim dhe barazon në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Me fillimin e 45 minutave të dyta, vendasit kalojnë në avantazh me Antonion. Por, braziliani Uillian regjistroi golin më të bukur të mbrëmjes duke ekzekutuar me mjeshtëri goditjen e dënimit në minuën e 72-ë.

Jarmolenko shton gëzimin në kampin e tij duke mposhtur me kundërsulm portierin e Çelsit Kepa.
Eb3iQ4WXsAUU7qT
Në ndeshjet e tjera Evertoni mposhti me rezultatin 2-1 Leiçesterin, kurse Arsenali shkatërroi me rezultatin 4-0 Noruiçin. Granit Xhaka pati mundësinë të shënonte edhe gol në këtë ndeshje.

FT: Uest Hem-Çelsi 3-2

Uillian 34 (p), 72’/ Soçek 45+2, Antonio 52′, Jarmolenko 90′

 


FT: Everton-Leiçester 2-1
FT: Burnmauth-Njukasëll 1-4
FT: Arsenal-Noruiç 4-0

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"