VIDEO/ Çelsi me hapin e Liverpulit, mjaftojnë 2 gola në të dytën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 17:56

VIDEO/ Çelsi me hapin e Liverpulit, mjaftojnë 2 gola në të dytën

Çelsi vazhdon të ndjek Liverpulin në krye të renditjes. Djemtë e Sarrit kanë arritur të fitojnë në shtëpi përballë Bournemouth me rezultatin 2-0. Golat e takimit janë shënuar nga Pedro në minutën e 72 dhe Hazard në të 85-tën. Londinezët janë përkohësisht në vendin e dytë, për shkak të golavarazhit më të mirë të Liverpulit.

3536

Kristal Palase ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Southampton. Ekipi tjetër nga Londra, Uest Hem ka pësuar një humbje në minutat e fundit ndaj Uolves me rezultatin 0-1.  Brighton-Fulham është mbyllur në barazimin 2-2. Barazim ka përfunduar edhe sfida mes Everton dhe Hadërsfild, por në rezultatin 1-1. Më poshtë golat e Pedro dhe Eden Hazard:





www.minuta90.com