VIDEO/ Çelsi i falet tripletës së Abraham, blutë mposhtin Lutonin dhe kualifikohen për më tej në Kupën e Mbretëreshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 15:00

VIDEO/ Çelsi i falet tripletës së Abraham, blutë mposhtin Lutonin dhe kualifikohen për më tej në Kupën e Mbretëreshës

Çelsi i falet tri-golëshit të Tami Abrahamit për t’u kualifikuar për në çerek-finalen e Kupës së Mbretëreshës.

celsi

Blutë e Londrës kanë mundur 3-1 në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadrën e Lutonit e cila militon në Championship.

Sulmuesi 23-vjeçar Abraham, ka realizuar tri herë në minutat 11′, 17′ dhe 74′, për t’i dhënë fitoren ekipit të Roman Abramoviç dhe për t’a kualifikuar për më tej, ku në çerek-finale do të gjejë skuadrën e Bërnlit. Goli i vetëm për skuadrën e Lutonit u shënua në minutën e 30′ me anë të Klerkut.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"