VIDEO / Çelsi fillon ndjekjen e skuadrave të Mançesterit, ngjallen Arsenali dhe Totenhemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 18:40

VIDEO / Çelsi fillon ndjekjen e skuadrave të Mançesterit, ngjallen Arsenali dhe Totenhemi

Çelsi ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme sot në transfertë përballë Leisterit, duke treguar se ka lënë pas luhatjet e fillimit të edicionit për të rifilluar mbrojtjen e titullit kampion.

1504968554382_lc_galleryImage_LEICESTER_ENGLAND_SEPTEMB

Skuadra e Antonio Kontes dha edhe një herë sinjalet e sezonit të kaluar, me një lojë shumë të kujdesshme duke i lënë pak hapësira kundërshtarëve. Një penallti e shkaktuar nga Kurtua dhe e konvertuar saktësisht nga Vardi, hapi ndeshjen në minuta e fundit por këtë radhë Çelsi u tregua shumë solid në prapavijë, duke mos u lënë vend kundërshtarëve që t’u rrezikonin tri pikët.

Edhe Totenhem me Arsenalin u janë kthyer fitoreve bindëse. Arsenali mundi 3-0 Bornmauth, në një ndeshje të dominuar plotësisht dhe ku heroi ishte Dani Uellbek me dy golat që bënë shumë më të thjeshtë fitoren për ekipin e Venger.

Një fitore shumë e rëndësishme ishte edhe ajo që nxori Totenhemin nga kriza, përballë një rivali shumë të fortë siç është Evertoni. Dy golat e Kejn dhe ai i Eriksen zgjidhën gjithçka duke mbyllur çdo diskutim që në fillimin e pjesës së dytë.

Rezultatet

Mançester Siti-Liverpul 5-0
24’ Aguero, 45’, 53’ G. Hesus, 77’, 90’ Sane

Arsenal-Bornmauth 3-0
6’, 50’ Uellbek, 27’ Lakazet

Brajton-Uest Bromuiç 3-1
45’, 48’ Gros, 63’ Hemed / 77′ Morrison

Everton-Totenhem 0-3
26’, 46’ Kejn, 42’ Eriksen

Leister-Çelsi 1-2
62’ (p) Vardi / 41’ Morata, 50’ Kante

Sauthempton-Uotford 0-2
38’ Dukure, 66’ Janmat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"