VIDEO/ Çelsi dominon Totenhemin në derbi, “makthi” i Kontes mbetet…Tuhel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 19:40

VIDEO/ Çelsi dominon Totenhemin në derbi, “makthi” i Kontes mbetet…Tuhel

Çelsi ka arritur të gjejë fitoren e parë të vitit 2022 në Premier Ligë, përballë rivalëve të Totenhem, me shifrat 2-0.

tiago silva

Sfida nisi me një ritëm të ulët, nga të dyja ekipet me pjesën e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura. Në të dytën ekipi i Tuhel e rriti ritmin e lojës dhe arriti të gjente dy gola në harkun e 8 minuta me anë të Zijek dhe Tiago Silva.

Kjo është humbja e tretë për Konten si trajner i Totenhem dhe sërish kundër ish-ekipit të tij. Gjithsesi “spërsat” vazhdojnë të shpresojnë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, të cilët janë dy ndeshje më pak se Mançester Junajtid i vendit të katërt.

 

REZULTATI: ÇELSI 2-0 TOTENHEM

47′ Zijek, 55′ Tiago Silva

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

 

 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

pjimage - 2022-01-23T164245.707

RENDITJA:

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"