VIDEO/ Çelsi dhe Sevija kalojnë në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, londinezët dhe andaluzianët fitojnë “in extremis”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:41

VIDEO/ Çelsi dhe Sevija kalojnë në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, londinezët dhe andaluzianët fitojnë “in extremis”

Çelsi dhe Sevilja siguruan matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. “Blutë” dhe andaluzianët fituan me rezultatin 1-2 respektivisht në fushën e Renesë dhe Krasnodarit.

a694d1fa655db32cd0316a9f4e8665bbo2
Miqtë e siguruan kualifikimin në momentet e fundit të ndeshjeve. Oliver Zhiru i dha trepikëshin ekipit të Lampardit në minutën e 90-të, kurse ish-lojtari i Barcelonës Munir El-Hadadi bëri detyrën 60 sekonda para mbylljes së krejt takimit me rusët e Krasnodarit.

Çelsi dhe Sevija kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa vendi i parë në grupin E pritet të vendoset në përballje direkte mes tyre. 

FT| RENE-ÇELSI 1-2
Guirasi 85’/ Odoi 22′, Zhiru 90′


celsi
FT| KRASNODAR-SEVILJA 1-2
Vanderson 56′ /Rakitiç 4′, El Hadadi 90’+5

 

seviljaaa
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"