VIDEO/ Çelsi dhe Mançester Siti bindin në transfertë, Salah dhuron spektakël te Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 18:21

VIDEO/ Çelsi dhe Mançester Siti bindin në transfertë, Salah dhuron spektakël te Liverpuli

Pas një pauze dy javore për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, Premier Liga angleze u rikthyer të luaj. Pavarësisht pushimeve, skuadrat e mëdha nuk e ulën ritmin, duke zbritur në fushë të etura për fitore.

Celsi

Në takimet e zhvilluar në orën 16:00, Mançester Siti dhe Çelsi bindën në transfertë duke fituar me rezultat të pastër. Skuadra e Guardiolës mposhti Leisterin me rezultatin 0-2, falë golave të Gabriel Zhezus dhe Kevin De Bryjn, duke mos njohur të ndalur.

Çelsi i Antonio Kontes shpartalloi Uest Bromuiçin me rezultatin 0-4 duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. Morata, Alonso dhe dopieta e Hazard ishin golat që vendosën takimin.

Nuk ka falur as Liverpuli, i cili regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mundur në shtëpi Southemptonin me rezultatin 3-0. Salah dhe Kutinjo ishin protagonistët e të kuqve në sfidën e sotme, duke dhuruar spektakël. Egjiptiani Salah, shënoi dy gola, ndërsa braziliani Kutinjo realizoi një gol dhe dha një asist në goli i dytë.

Në sfidat e tjera, Kristal Palase barazoi në shtëpi ndaj Evertonit me rezultatin 2-2. Burnemuth shkatërroi 4-0 Hadërsfilldin, ndërsa Bërnli mposhti Suonsin me rezultatin 2-0.

Ndërkohë në orën 18:30 do të zhvillohet sfida e fundit e ditës së sotme, ajo mes Mançester Junatid dhe Njukastëll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"