VIDEO/ Çelsi dështon sërish, Lampard me “valixhe në duar”. Lestëri i mposht dhe fluturon në krye të tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:13

VIDEO/ Çelsi dështon sërish, Lampard me “valixhe në duar”. Lestëri i mposht dhe fluturon në krye të tabelës

Lestër Siti ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Çeslin, duke marrë kështu kryesimin e Premier Ligës.

maddison chelsea leicester

“Dhelprat” shënuan dy herë në pjesën e parë me Ndidi në minutën e 6’ dhe Madison në minutën e 41’, avantazh të cilin e mbrojtën edhe në pjesën e dytë, duke i shkaktuar kështu humbjen Çelsit dhe Lampardit, me këtë të fundit që mund t’i kushtojë shumë.

Trajneri anglez rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i skuadrës, i cili përflitet prej kohësh, por kjo humbje sot mund t’i ketë vendosur kapakun gjithçkaje.

34dfa47c26d6f1e8f3b0da3018f03e38o2

Ndërkohë me këtë fitore Lestëri merr kryesimin e Premier Ligës, 38 pikë, 1 më shumë se Mançester Juanjtid i vendit të dytë, që gjithsesi ka një ndeshje më pak, ndërsa Çelsi mbetet në vendin e 8-të me 29 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"