VIDEO/ Canka bën “ligjin” me dopietën e tij, Lushnja mund Apoloninë në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 17:45

VIDEO/ Canka bën “ligjin” me dopietën e tij, Lushnja mund Apoloninë në derbi

Lushnja ka mundur 2-1 Apoloninë, në “derbin e Myzeqesë”, në ndeshjen që sapo ka përfunduar në stadiumin “Adush Muça”, në qytetin e Ballshit.

cass

Në “derbin e Myzeqesë”, të dy ekipet paraqiten pretendente këtë edicion, teksa kërkojnë një biletë për t’u ngjitur në Superiore për sezonin tjetër.

Me dy golat e Cankës, lushnjarët kanë marrë trepikëshin e vyer në këtë sfidë.

Mehmeti ishte ai që barazoi për fierakët të cilët luftuan deri në fund me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Ymerajt.

Apolonia-Lushnja 1-2

GOLAT:  Mehmeti 28′ / Canka 4′, 87′

KARTON I KUQ: Ymeraj 51′ (2v) / 

Canka 87′

Mehmeti 28′

Canka 4′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"