VIDEO/ Canaj gati për debutimin te Lushnja, trajneri jep udhëzimet në prag të sfidës me Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 18:59

VIDEO/ Canaj gati për debutimin te Lushnja, trajneri jep udhëzimet në prag të sfidës me Maliqin

Lushnja ka zhvilluar stërvitjen në prag të sfidës kundër Maliqit, të vlefshme për Kategorinë e Parë. Kjo do të jetë sfida e parë për këtë vit.

lushnja4

Trajneri Agim Canaj u ka dhënë udhëzime lojtarëve të tij në fund të stërvitjes. Lushnja do të ndeshet kundër Maliqit në datën 22 janar, në orën 13:30. Skuadra e Agim Canaj ndodhet në vendin e 12 në klasifikim me 14 pikë.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"