VIDEO/ Çalja me rezultat historik, vetëm një kilogram i heq medaljen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 23:59

VIDEO/ Çalja me rezultat historik, vetëm një kilogram i heq medaljen

Briken Çalja në Lojërat Olimpike në “TOKIO 2020” nuk arriti dot të fitonte medalje për një kilogram dhe pavarësisht kësaj sportisti shqiptar arriti rezultat historik ku mbylli dygarëshin me 341 kg, duke mbetur në vendin e 4 në renditje e përgjithshme, jashtë zonës së medaljeve.

bandicam 2021-07-28 14-08-18-705

Ky është një rezultat historik për Shqipërinë sepse asnjëherë më parë nuk ka patur një rezultat të tillë në Olimpiada nga sportistë shqiptar.

LIVE PESHËNGRITJA –

Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.

Briken Calja nuk arrin dot të ngrejë peshën 151 kg on Vidnews.

Në provën e dytë Çalja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte

Çalja kalon provën e dytë on Vidnews.

Çalja vendosi në provën e tretë në shkëputje peshën 155 kg por nuk e realizoi. Kështu, ai mbylli këtë stil me peshën 151 kg të realizuar, larg pritshmëtisë që ishte për këtë stil.

Çalja nuk e kalon dot provën e tretë on Vidnews.

Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Çalja u rendit në vendin e 6 në klasifikimin e përgjithëm.

bandicam 2021-07-28 13-39-16-385

Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.

Briken Çalja kalon provën me 184 kg on Vidnews.

Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart

Briken Çalja dështon në ngritjen e shtangës 188 kg on Vidnews.

Shtangisti tentoi gjithçka për gjithçka në provën e fundit duke vendosur peshën 190 kg.

Briken Çalja ngren peshën 190 kg on Vidnews.

REN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"