VIDEO/ Bylisi triumfon në finalen e mbijetesës, ballshiotët fundosin Skënderbeun dhe shkëputen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 23:54

VIDEO/ Bylisi triumfon në finalen e mbijetesës, ballshiotët fundosin Skënderbeun dhe shkëputen

Bylisi ka fituar “finalen” e mbijetesës ndaj Skënderbeut, me rezultatin 1-0. Goli i Antoni Beji në minutën e 55’ me penallti i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme ballshiotëve, të cilët tani shkëputen nga fundi i tabelës.

f3afa5ef-ac9c-48cf-b1a3-f1b2cc3c4e8a

Në Ballsh ishte një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, ku skuadrat kishin disa raste shënimi, por gjithçka u vendos nga ai episod i minutës së 53’, ku pas një krosimi në zonë, Bajrami prek topin me dorë dhe Beji e shndërron në gol.

Bylisi kështu shkëputet nga fundi, duke shkuar në kuotën e 18 pikë, 4 pikë më shumë se Apolonia e vendit të 9-të, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 13 pikë.

FT| Bylis-Skënderbeu 1-0

Antoni Beji 55′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akordohen 4 minuta shtesë!

88’ Vështirësohet gjithçka për Skënderbeun, teksa korçarët mbeten me 10 lojtarë, pasi Shqipërim Taipi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj loran.

73’ Largohet nga fusha e lojës edhe Zhan Viktor, në vendin e tij futet Belajdi Pusi. Memelli kërkon golin e barazimit.

68’ Zëvendësim edhe të Skënderbeu. Memelli largon nga fusha e lojës Elvi Berishën, për Arinaldo Rrapajn.

65’ Dovedan kryen zëvendësim, teksa largon nga fusha e lojës Kojiç, për të inkuadruar në vendin e tij Ndephe.

55’ GOOOOOOL 1-0 BYLIS/ Nuk gabon nga 11 metra Antoni Abeji, i cili e dërgon topin në fundin e rrjetës duke i dhënë avantazhin. Dajsinani nuk ia del ta ndalet gjuajtjen, ndonëse e kuptoi krahun.

53’ Penallti për Bylisin! Një krosimi nga e majta, Bajrami e prek topin me dorë dhe arbitri akordon 11-metërsh për vendasit.

49’ Pretendojë për penallti te Bylisi, pas një kontakti të Kojiç me Zguron, por nuk është i këtij mendimi arbitri Hamiti, që vazhdon lojën.

47’ Mundësi e mirë për Skënderbeun, me Mensah që dërgon një top në zonë nga e djathta, gjuan Zhan Viktor, por gjyqtari Hamiti ndalon lojën, për faull të Berishës.

Starton pjesa e dytë në “Adush Muça”!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

40’ Zhbllokohet sfida në Ballsh me Ndrecën që e dërgon topin në rrjetë, por arbitri e anulon golin për faull në zonë nga mbrojtësi i Bylisit. Protestojnë ballshiotët.

36’ Lëviz bukur nga e djathta Elvi Berisha, i cili përpiqet të futet në zonë, por Ndreca e bllokon në momentin e fundit.

30’ Mundësi e shkëlqyer për Bylisin me Kojiç që merr një pasim perfekt dhe shfaqet i vetëm me portierin Dajsinani, por në momentin e fundit arbitri ndal lojën, për pozicion jashtë loje.

24’ Ndërhyrje e gabuar e Ujkës ndaj Dovuna në mesfushë, arbitri nuk e fal, duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

17; Provon Antoni me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone me të majtën, por Dajsinani e ndal pa probleme topin.

12’ Mundësi e artë shënimi për Skënderbeu, por fillimisht Qirko bën një pritje spektakolare ndaj Elvi Berishës, ndërsa mbrojtësit ballshiotë më pas për pak sa nuk shkaktojnë autogol.


4’ Kundërpërgjigjet Bylisi me Ndrecën, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë.

2’ Vjen sinjali i parë i rrezikshëm në ndeshje. Alfred Mensah shpërdoron një rast të artë shënimi, teksa i vetëm me portierin Qirko, e dërgon topin mbi traun e portës.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLISI: Qirko, Hadroj, Preka, Stojanoviç, Ndreca, Nebihi, Ujka, Lorran, Antoni, Qardaku, Kojiç. Trajner: V. Dovedan

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Dumfur, Dovuna, Zhan Viktor, Mensah. Trajner: M. Memelli.

formacion

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"