VIDEO/ Bylisi surpriza e Superiores, i merr barazim Partizanit në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 19:10

VIDEO/ Bylisi surpriza e Superiores, i merr barazim Partizanit në “Selman Stërmasi”

Partizani dhe Bylisi e mbyllën në një barazim 1-1, takimin e tyre të vlefshëm për javën e pestë në Superiore.

bandicam 2019-09-21 17-58-45-755

Takimi që u luajt në “Selman Stërmasi”, teksa pati edhe panik prej tërmetit në gjithë Shqipërinë, vazhdoi dhe 90 minutat u mbyllën në mënyrë të rregullt, edhe pse dëmtime pati stadiumi.

bandicam 2019-09-21 17-37-53-739

Ndeshja u vendos nga dy gola në minutat e fundit të takimit. Teksa kishte shtuar presionin për të gjetur golin e avantazhit, protagonist për të kuqtë u bë Trashi, i cili nga e majta u fut dhe krosoi, dhe detyroi Peposhin të çojë topin në fundin e rrjetës së Hidit.

Gjithsesi, edhe pse me pak minuta në dispozicion, Bylisi nuk u dorëzuar, dhe pas disa tentativave të shumta, ishte Ntepe në minutën e 93-të, që i harruar brenda zone, mori një top dhe mposhti Hoxhën. Të dyja ekipet, tashmë ndajnë nga një pikë, ndërsa situata e vështirë vazhdon te Partizani.

 

 

FT | Partizani-Bylis 1-1

GOLAT: Peposhi aut. 73′ / Ntepe 93′

 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Partizani-Bylis 1-1

93’ GOOOOOOOL BYLIS 1-1/ Barazohen shifrat në stadium. I harruar brenda zone pas një pasimi nga e majta, Ntepe çon topin në fundin e rrjetës.

91’ Braun godet teksa futet brenda zonës së Hidit, por i sigurt pret gardiani.

88’ Karton i verdhë edhe për Bitrin, për një faull pranë zonës.

88’ Lëviz Lerda, del Solomon dhe fut Braun në vendin e tij.

87’ Shënon Solomon, por anulohet goli për pozicion jashtë loje.

84’ Topit drejt Guindo, devijohet por në duart e Alban Hoxhës.

75’ Bën edhe ndërrimin e fundit Bylisi. Barjamaj në fushë, në vendin e Turabov.

73’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Trashi nga e majta kroson nga e majta, dhe topi përfundon në fundin e rrjetës. Shkon e feston me trajnerin Franko Lerda. Autogol i Peposhit që e shtyu i fundit në rrjetë.

70’ Me karton të verdhë ndëshkohet edhe Bicaj.

68’ Zëvendësim tjetër i Dovedan. Celis në fushë, del Qardaku.

64’ Kartoni i dytë i verdhë te miqtë, tani dnëshkohet Ujka.

62’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Mëllugja te ballshiotët.

53’ Ndërhyn edhe Dovedan. Ujka në fushë, del Ndreca.

46’ Lerda kryen ndërrimin e parë. Asani në vendin e Bardhit.

2’ Qardaku hedh një top të gjatë menjëherë për Guindo, por pozicion jashtë loje.

1′ Nis takimi në kryeqytet.

 

FORMACIONET

PARTIZANI(4-3-3): Hoxha, Trashi, Belica, Bitri, Mala, Telushi, Romero, Broja, Çinari, Bardhi. Solomon. Trajner: Franko Lerda. bandicam 2019-09-21 15-48-24-178

BYLIS(4-4-2): Hidi, Ymeraliaj, Goxhaj, Bicaj, Peposhi, Ntepe, Mëllugja, Turabov, Ndreca, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan.

bandicam 2019-09-21 15-49-02-887

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"