VIDEO/ Bylisi i jep leksion Erzenit me poker, shijakasit pësojnë humbjen e parë të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 23:53

VIDEO/ Bylisi i jep leksion Erzenit me poker, shijakasit pësojnë humbjen e parë të sezonit

Bylisi ka marrë një fitore dominuese në shtëpi përballë Erzenit në javën e gjashtë të Superiores, duke i shkaktuar shijakasve humbjen e parë të sezonit.

bylis

Sfida nisi menjëherë me gol për ballshiotët, të cilët në minutën e 9’ shënuan me Lajthian, i cili rezultoi dhe si goli i parë i pësuar për Erzenin, që nuk rezultoi as i vetmi. Pas 14 minutash ishte Kaçorri ai që realizoi dhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Bylisi gjeti dhe golin e tretë me anë të Antoni Bej në minutën e 57’, duke hipotekuar fitoren.

Shpresat për shijakasit u zgjuan shumë vonë, me Oliver De Souzën që gjeti rrjetën vetëm në minutën e 71’.

Në minutën e 90’ ishte një tjetër Souza që shënoi, por kësaj radhe për Bylisin, me Felipen që nuk fali Xhikën dhe i dha fund sfidës.

Kështu ballshiotët barazojnë Erzenin me pikë në renditje dhe marrin vendin e dytë momentalisht me 11 pikë.

REZULTATI: BYLIS 4-1 ERZENI

9′ Lajthia, 23′ Kaçorri, 57′ Antoni Beji, 90′ F. Souza / 71′ O. De Souza

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90+3′ Zëvendësim te Bylisi. Largiohet Maçolli dhe futet Nderu.

90′ GOOOL BYLIS 4-1/ Souza shënon me të djathtën duke mbyllur llogaritë.

84′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Iljazi dhe futet Osmanllari.

82′ Maloku tenton një gjuajtje nga distanca, por Teqja e kontrollon pa probleme.

77′ Zëvendësim i dyfishtë te Bylisi,. Largohen Kaçorri dhe Da Silva, në vendet e tyre Atshimene dhe Ruçi.

74′ Ndëshkohet me karton të verdha për protesta trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani.

71′ GOOOL ERZENI 3-1/ O. De Souza merr një top në zonë dhe me një gjuajtje me kokë çon topin në rrjetë.

69′ Tre zëvendësime te Erzeni. Largohen Sadiki, Leite dhe Kahrimanoviç. Në vendet e tyre futen O. De Souza, Tierno dhe Kriviçiç.

65’ Zëvendësim i dyfishtë te Bylisi. Largohen Beji dhe Lajthia. Në vendet e tyre futen Felipe Souza dhe Rodrigo Souza.

57’ GOOOL BYLIS 3-0/ Një krosim në zonë ndalet nga Xhika i cili nuk e kontrollon topin si duhet dhe Beji me një prekje e dërgon atë në rrjetë.

56’ Beji merr një top të mirë nga Lajthia, por sulmuesi i Bylisit nuk arrin dot ta kontrollojë topin.

46’ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Ademi dhe në vendin e tij futet Maloku.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Kaçorri gjuan me kokë, por Xhika arrin ta ndalë.

39′ Beji tenton me kokë nga shumë afër, por tentativa e tij shkon jashtë.

34′ Alan tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi kontrollohet pa probleme nga Teqja.

28’ Loran hedh një krosim drejt zonës, por Sadiki largon topin duke i dhënë qetësi Erzenit për disa sekonda.

23’ GOOOL BYLIS 2-0/ Një ngatërresë në zonën e Erzenit, gjen Kaçorrin i cili shtyn topin në rrjetë.

12′ Beji dhe Kahrimanoviç ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje që kishin me njëri-tjetrin.

10′ Lajthia ndëshkohet me karton të verdhë.

9′ GOOOL BYLIS 1-0/ Lajthia godet bukur me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe mposht Xhikën.

6’ Trumçi hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Kaçorri nuk arrrin as të pasojë e as të godasë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

BYLIS – Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Antoni Beji. Trajner: Arian Bellai.

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Albert Doda (Tiranë)

Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)

Asistent i dytë – Nuri Rrapaj (Patos)

Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Adrian Beqiraj (Tiranë)

AVAR – Mario Shazivari (Tiranë)

 

213

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"