VIDEO/ Bylisi dhe Teuta, “alergji” nga fitoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:53

VIDEO/ Bylisi dhe Teuta, “alergji” nga fitoret

Bylisi nuk merr fitore as pas pesë javësh, ndërsa skuadra e Dovedanit luan mirë dhe krijon raste, por te goli e ka të vështirë që të shkojë. Kanë dominuar dje ndaj Teutës, që në Ballsh mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Rustem Hoxha u ndëshkua me të kuq. Ballshiotët e kanë rritur edhe më shumë ofensivën, madje gjatë takimit mund të kenë shpërdoruar 6- 7 raste të pastra shënimi, por meritë ka edhe “gardiani” mik Stivi Frashëri që ka treguar një formë të mirë në qytetin dhe skuadrën që e katapultoi në elitë. Natyrisht që pika nuk u bën punë të dyja ekipeve që në këtë ndeshje kërkuan fitoren, por nga mënyra si rrodhi ndeshja, ballshiotët lanë dy pikë, me Teutën, që edhe me dhjetë lojtarë u mbrojt me forca të shumta dhe duket se është sërish prapa në lidhje me synimet që ka këtë sezon. Takimi është mbyllur 0-0 në “Adush Muça”

bandicam 2020-11-29 14-54-57-735

PJESA E PARË
Bylisi e nis në sulm me Laval në majë që mbështetet nga Antoni si dhe Carkanji. Teuta me klasiken 4-3-3, ndërsa duhet theksuar se ndeshja nis e shpejt me vendasit që në një ndeshje shtëpie kanë detyrim marrjen e tri pikëve. Hadroji jep sinjalin e parë madje pa u mbushur minuta e parë e ndeshjes. Më pas durrsakët kundërpërgjigjen. Por Bylisi është në një ditë të mirë, skuadra është e freskët fizikisht aq sa Hoxha, Arapi apo Aleksi duhet që të shkaktojnë faull për të mbajtur Antonin apo dhe Lavalin që shfaqen shpesh në zonë duke qenë teknikisht mjaft mirë. Madje Bylisi i afrohet golit me Muratajn e Antonin, por edhe me Carkanjin. Megjithatë, Frashëri është në një formë mjaft të mirë dhe në pjesën e parë të ndeshjes ka shmangur tre gola të sigurt me autorë Muratajn, Antonin e Lavalin. Teuta rrezikon shumë pak ndonëse duket e kujdesshme në mesfushë. Bylisi mbrohet me forca të shumta dhe zbret shpejt ndërsa pjesa e parë i dërgon të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes në baraspeshë, 0-0.

PJESA E DYTË
momenti i aksionit

Pjesa e dytë nis me raste nga të dyja skuadrat, por vrulli sa vjen e ulet, sepse të dyja ekipet tashmë e kanë studiuar njëri-tjetrin. Por në një zbritje të Bylisit Hoxha bën faull duke goditur me bërryl Carkanjin dhe merr të verdhin e dytë, e për pasojë Teuta merr një goditje jo të vogël. Martini bën lëvizje: Daja e Gruda në fushë për Hebajn e Avdylin. Bylisi kërkoi të përfitoje dhe nuk kënaqet me pikën. Mëllugja, Ujka e Lika në fushë në vend të Carkanjit, Ymeralilajt e Muratajt. Bylisi është më kërkues, do fitoren dhe nuk pajtohet me pikën. Skuadra ballshiote luan me gjysmëfushën e Teutës, ndërsa rastet nuk mungojnë me Likën dhe Antonin e Ujkën, por janë pa fat ballshiotët, sepse edhe nxitohen. Loja e rregullt mbyllet 0-0 ndërkohë që edhe shtesa flet për ballshiotët që e mbajnë skuadrën lartë në sulm duan golin Antoni i papërmbajtshëm kërkon të futet kudo, por Teuta mbrohet me forca të shumta. Mbyllet koha e rregullt me rezultatin 0-0, me një Bylisi që u përpoq shumë dhe me Teutën që u mbrojt në 15-20 minutat e fundit me forca të shumta.

FT| BYLIS-TEUTA 0-0

MINUTAT:

 

88′ Antoni lirohet në hyrje të zonës me të majtën gjuan bukur dhe Frashëri bën mrekullinë duke devijuar një gol të sigurt.

85′ Aksion nga e majta, Kuro nis Krasniqin që kalon Kardozon në duel shpejtësi në fundore kroson në zonë por aty janë me vonesë shokët e tij duke shpërdoruar mundësi të artë shënimi.

80’Gjuan Ujka në dy kohë, por pa gjetur portën e Teutës.

70′ Aksion i bukur i nisur nga Ujka e më pas Antoni jep një asist për Kardozon që nga jashtë zone gjuan lehtë ne duart e Frashërit.

57′ Bregu nga goditje e dënimit provon me skemë Teuta, por jashtë shumë metra mbi traun e Qirkos.


47′  Bregu nga thellësia futet në zonë gjuan në qendër pak mbi traun e portës ballshiote

 

39’ Carkanji provon nga 30-m drejt e në portë, Frashëri devijon duke evituar një gol të sigurt.

37′ Antoni kroson në zonë te Alan Henrikue që gjuan me kokë dhe Frashëri pret.

32′ Kombinim perfekt Antoni-Murataj, ky i fundit futet në thellësi nga e majta e sulmit dhe gjuan, por Frashëri i zë rrezen.

22′ Bregu ekzekuton goditje dënimi dhe Qirko grushton mirë.

4′ Kros në zonë Hadroji me kokë dhe në vijën fatale Aleksi ka shpëtuar Teutën nga goli.

3′ Laval nga e majta në hyrje të zonës te Antoni, që gjuan me të majtën dhe devijimi i Frashërit shpëton durrsakët.

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLISI: Qirko, Hadroj, Stojanoviç, Allan, Ndreca, Ymeralilaj (Ujka 71′), Kardoso, Murata (Lika 71′), Beji, Carkanji (Mëllugja 62′), Laval. (Në dispozicion: Mali, Janku, Qardaku, Ntepe, Radovani, Maçolli, Trumçi). Trajner: Veljko Dovedan.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli (Gruda 65′), E. Vila, Krasniqi, Bregu, Hebaj (Daja 56′). (Në dispozicion: Çeleski, Beqja, Gonçalves, Jazxhi, Kapllani, Karabeci, Pjeshka, Zogaj). Trajner: Edi Martini.

KARTONË TË VERDHË: Murataj 14′, Kardozo 27′, Laval 70’/ Hoxha 34′, 51, Daja 79′

KARTON I KUQ: Hoxha 52′

DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë)

VËZHGUES: Ilir Kristo (Tiranë)

GJYQTARËT: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Emigers Gançi (Elbasan)

q

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"