VIDEO/ Bylisi cinik mposht Vllazninë në Shkodër, një gol i kontestuar vendos sfidën. Ekipi i Dovedan ndjek Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 23:45

VIDEO/ Bylisi cinik mposht Vllazninë në Shkodër, një gol i kontestuar vendos sfidën. Ekipi i Dovedan ndjek Partizanin

Bylisi doli triumfues nga sfida e fundit e javës së 11-të në Kategorinë Superiore, teksa mori një fitore të madhe 0-1, në transfertë ndaj Vllaznisë.

vllaznia bylis marku

Pjesa e parë në “Loro Boriçi” të Shkodrës nisi e qetë dhe me ekipet që nuk hidhen në aventurë, por një goditje standarde në minutën e 16-të, e shfrytëzojnë në maksimum miqtë.

Ballshiotët harkojnë në zonë, dhe shënojnë me Jankun, që luante si titullar sot në vendin e Bicajt. Në fillim, anësori e anulon golin, për pozicion jashtë loje, por është kryesori Blerim Ziri që e akordon të rregullt, pasi në një devijim të topit, ishin shkodranët që e prekën topin, dhe Janku quhej në pozicion të rregullt.

qardaku bylis

Pati shumë protesta nga vendasit, por në fushë miqtë mbajtën avantazhin. Edhe në pjesën e dytë, ishin totalisht shkodranët që kërkonin golin e barazimit, por cinikë miqtë që e ruajtën deri në fund, pavarësisht tentativave të Krujës, Krymit apo Shtubinës.

Në fund, Bylisi arriti një fitore të madhe, dhe kap vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa mbetet në vendin e shtatë me vetëm 15 pikë Vllaznia.

 

FT | Vllaznia Bylis 0-1

GOL:  / Janku 16′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Vllaznia Bylis 0-1

90’ 5 minuta shtesë.

90’ Kërcënojnë sërish vendasit. Kruja lëshon një të djathtë nga jashtë zone, por Hidi hidhet e mban rrjetën të paprekur.

89’ Mundësi e artë për shkodranët. Harkim nga këndorja, Lika godet me kokë, dhe aty gjendet Shtubina, por sulmuesi nuk e shtyn dot drejt rrjetës.

88’ Goxha bën heroin, teksa shpëton një goditje të Krymit që shkonte drejt rrjetës.

85’ Kryen ndërrimin e fundit Dovedan. Në fushë Opoku, del Qardaku.

84’ Krosim nga e djathta në hyrje të zonës, Shtubina godet fluturimthi, por shumë mbi portën e Hidit.

82’ Aksioni në krahun tjetër, ku Qardaku futet brenda zone dhe rrëzohet, por kryesori Ziri e ndëshkon për simulim.


81’ Shtubina godet një top nga jashtë zone, që ndalet nga lojtarët e Bylisit. Protestojnë shkodranët sepse kërkojnë penallti.

76’ Ndërrimi i dytë te Bylisi. Hadroj i lë vendin Ujkës.

75’ Lika godet me të majtën nga jashtë zone, por Hidi i vëmendshëm pret.

71’ Tjetër karton i verdhë te ballshiotët. Ndëshkohet edhe Mëllugja për një faull taktik në mesfushë.

71’ Ndërrimi i tretë te vendasit. Malota i lë vendin Kozhokarut.

69’ Shtubina provon goditjen nga jashtë zone, e cila devijohet. Hidi del nga kuadrati dhe kontrollon.

68’ Me kartonin e verdhë ndëshkohet edhe Hadroj te miqtë, për një faull ndaj Markut në mesfushë.

67’ Lika provon direkt e me të majtën në kuadratin e Hidit, por gardiani i sigurt kontrollon topin.

66’ Karton i verdhë për Goxhën, për një faull në mesfushë ndaj Shtubinës.

64’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë portieri Hidi, për vonesa në lojë.

64’ Shtubina fiton hapësirë në mesfushë, dhe pason për Krujën në të majtë. Krosimi i mesfushorit në zonë kalon pa asnjë rrezik për miqtë.

61’ Ndreca futet brenda zone nga e majta, dhe kërkon të befasojë Sherrin. Goditja e tij shkon jashtë portës.

60’ Dy ndërrime tek Vllaznia. Dalin Zogaj dhe Lekaj, në fushë Ruqi dhe Uenderson.

58’ Guindo ndëshkohet me kartonin e verdhë, për një vazhdim të lojës kur u akordua jashtë loje.

53’ Ndërrimi i parë te Bylisi. Celis në fushë, del Bajramaj.

48’ Goxha godet me kokë pas një krosimi të Muratajt, por kontrollon Sherri.

46′ Nis pjesa e dytë në Shkodër. Ekipet në fushë siç e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia Bylis 0-1. Në fushë futen policët, por edhe administratori Suad Lici për të ulur tensionet, teksa tekniku Jonuz i kërkon llogari arbitrit Ziri.

45′ 5 minuta shtesë në pjesën e parë.

42’ Ndreca provon me një të majtë nga goditja e dënimit, por shumë mbi portën e Sherrit.

40’ Mbeten përpara kuqeblutë. Lika pason për Shtubinën brenda zone, Goxha e mbyll në momentin e fundit.

37’ Rrezikojnë vendasit. Pas një aksioni të gjatë, Lika kroson në qendër, por spastrojnë mbrojtësit e Bylisit.

35’ Goxha merr një goditje me bërryl pas një dueli me Shtubinën. Merr edhe ndihmën e mjekëve mbrojtësi i ballshiotëve.

33’ Malota përplaset me Hidin në një duel ajror brenda zonës së miqve, faull në favor të portierit.

29’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë edhe Kruja te shkodranët.

25’ Kruja hedh një top në zonë, Shtubina kërkon të provojë me roveshatë, por nuk ka koordinimin e duhur.

24’ Shtubina nis një inkursion të shpejtë në sulm, por Ymeralilaj e ndal me faull thotë arbitri.

22’ Godet Shtubina nga brenda zone, por Hidi në pozicion.

18’ Ka protesta nga tifozeria vendase në Shkodër, por edhe nga trajneri Jonuz. Ndërkohë, goditet me shishe edhe nga tribuna kryesori Ziri. Ky i fundit ndëshkon me të verdhë teknikun e Vllaznisë.

16’ GOOOOOOL BYLISI 0-1/ Bylisi gjen golin nga një goditje standarde, por ka një flamur të ngritur lart nga anësori. Nga ana tjetër, është kryesori Ziri që e jep golin të rregullt, pasi sipas tij topi është devijuar nga lojtarët shkodranë.

13’ Goxha sërish protagonist në zonën e shkodranëve. Godet me kokë pas harkimit nga goditja e këndit, por ndalet vetëm nga traversa.

12’ Goditja e parë nga këndi, për ballshiotët.

12’ Murataj kroson në zonë nga një goditje dënimi, dhe Goxha godet me kokë. Shumë jashtë kuadratit të Sherrit.

9’ Shtubina futet nga e majta drejt qendrës dhe lëshon një të djathtë, por topi kalon gjithë pasqyrën e portës së Hidit.

8’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Ndreca ndëshkohet për një mbajtje ndaj Likës. Ndërkohë, ndëshkohet edhe kapiteni i shkodranëve, për protesta.

8’ Ndreca fiton hapësirë në krahun e majtë, dhe kroson në zonë, por Sherri del i sigurt dhe kontrollon.

7’ Ualisimbi shmang bukur dy lojtarë në të majtë, ndërkohë që Ziri këshillon Hadrojn për faullin ndaj mbrojtësit,

5’ Shehi bën faull ndaj Guindo në mesfushë, kryesori Ziri e këshillon.

3’ Shtubina nis Zogajn në majën e sulmit, por anësori ndal gjithçka për pozicion të parregullt.

2’ Murataj kroson në zonë, por Malota me kokë spastron.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Lekaj, Shehi, Malota, Ualusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj, Shtubina. Trajner: M. Jonuz

bandicam 2019-11-04 17-42-28-897

BYLIS: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

bandicam 2019-11-04 17-43-13-824

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"