VIDEO/ Bylis spektakolar, Tirana sheh makthe. Ballshiotët marrin kreun e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 19:00

VIDEO/ Bylis spektakolar, Tirana sheh makthe. Ballshiotët marrin kreun e Superiores

Bylisi arriti një fitore të madhe në javën e nëntë të Superiores, teksa mundi pastër në shtëpi 3-1 Tiranën.

bandicam 2019-10-23 14-31-14-006

Në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida nisi që në minutën e 5-të me një gol të vendasve. Ish-mbrojtësi i bardhebluve, Jurgen Goxhaj, shfrytëzoi një top nga goditja e këndit, dhe me kokë tundi rrjetën.

Ekipi i Memës humbi toruan, dhe në minutën e 25-të, pas një topi të humbur në mesfushë nga Batha, përfitoi më së miri Guindo, që teksa kaloi edhe Bakajn, shënoi të dytin. Tirana ishte krejtësisht e pafuqishme të reagonte në fraksionin e parë.

Me fillimin e të dytës, Mema futi Dokën dhe Ngonë, dhe kryeqytetasit shtuan dozën e sulmeve, ku në minutën e 65-të, pas një krosimi nga ana e Ngosë, ishte Dunga që ngushtoi shifrat me kokë, por vetëm përkohësisht.

bandicam 2019-10-23 14-26-33-032

Në të 70-të, Celis i sapofutur në lojë për ekipin e Dovedan, me një goditje të fortë nga jashtë zone, mposhti për herë të tretë Bakajn në këtë takim. Tirana u përpoq të reagonte, por tre gola ishin shumë për bardheblutë, që deri në fund nuk shënuan më.

Me këtë fitore, Bylisi merr vendin e parë në klasifikim, me 16 pikë, ndërsa në vendin e katërt mbetet Tirana me 14 pikë.

 

 

FT | BYLIS – TIRANA 3-1

GOLAT: Goxhaj 5′, Guindo 25′, Celis 70′ / Dunga 65′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. BYLIS – TIRANA 3-1

90′ 5 minuta shtesë.

85’ Hidi tregon më të mirën e tij. Vangjeli me kokë godet, por gardiani hidhet dhe shpëton një top që shkonte drejt portës.

83’ Hoxhallari në të majtë, provon të krosojë. Mëllugja devijon dhe këndore për bardheblutë.

81’ Mëllugja provon nga hyrja e zonës, gabon krejtësisht mesfushori.

78’ Vendasit kyrejnë edhe ndërrimin e tretë. Ujka në vendin e Ndrecës.

70’ GOOOOOOOL BYLIS 3-1/ Vetëm pak minuta pas golit të miqve, shënojnë sërish vendasit. Celis vetëm dy minuta në fushë, godet nga shumë larg portës, dhe mposht Bakajn.

68’ Torasa godet me të djathtën nga jashtë zone, por jashtë goditja e argjentinasit.

68’ Dovedan kryen ndërrimin e dytë. Ntepe i lë vendin Celis.

68’ Kale provon me një të djathtë nga jashtë zone, pro devijohet topi në goditje këndi.

65’ GOOOOOOL TIRANA 2-1/ Ngushtojnë shifrat miqtë. Ngo nga e djathta kroson, dhe Dunga me kokë nuk fal nga pranë kuadradit të Hidit.

63’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Imami, për një faull disa sekonda më parë.

61’ I pafat Albi Doka. Erdhi nga stoli, por pas 15 minutash lë fushën për një dëmtim, që mori nga ndërhyrja e Ndrecës pak minuta më parë.

59’ Vangjeli merr një top nga mesi i fushës, dhe avancon për shumë metra deri në zonë, por mbyllet deri kur e merr Hidi topin.

57’ Rrezikojnë sërish vendasit në një kundërsulm. Guindo godet nga jashtë zone, por Bakaj pret goditjen qëndrore.

56’ Dovedan kryen ndërrimin e parë. Barjamaj i lë vendin Jankut.

56’ Ndreca ndërhyn keq ndaj Dokës në fundoren e djathtë. Ndëshkohet edhe ai me kartonin e verdhë.

55’ Zgjohet Tirana. Kale nga e majta pason për Ngonë. Godet anglezi, por Hidi pret gjithçka.

54’ Kundërsulm i shpejtë i Bylisit. Me pak pasime, topi shkon te Mëllugja që godet, por pret Bakaj.

54’ Mbetet përpara Tirana. Imami hedh një top të gjatë për Ngonë. Devijohet dhe në goditje këndi.

52’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Hoxhallarit që shkonte shpejt drejt zonës ballshiote. Barjamaj e ndal me faull, dhe karton i verdhë për lojtarin e Bylisit.

49’ Krosim në zonën e Hidit, por gardiani del dhe kontrollon.

46’ Nis pjesa e dytë në Ballsh. Mema bën menjëherë dy zëvendësime. Në fushë Ngo dhe Doka, mbeten në dhomat e zhveshjeve Kobina dhe Batha.

Mbyllet e para. BYLIS – TIRANA 2-0

46’ Hasani në një vertikalizim për Kalenë, braziliani provon menjëherë me të majtën. Topi devijohet në goditje këndi.

45’ 3 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Karabeci nga e djathta hedh një top të gjatë për Dungën. Keniani godet me kokë, dhe topi përfundon pak mbi traun e Hidit.

44’ Kobina kërkon një pasim të gjatë për Dungën. Hidi i vëmendshëm del dhe mbyll.

37’ Tjetër zbritje e shpejtë e vendasve. Guindo lëviz bukur në hyrje të zonës, godet, por topi në goditje këndi.

37’ Tjetër rast për ballshiotët. Sulmi vendas merr një top në zonën e Tiranës, më pas shërbehet Barjamaj, që godet por në duart e Bakajt.

33’ Imami kërkon Hasanin në një top të gjatë, por Hidi del dhe ia rrëmben topin.

29’ Murataj nga e majta përpiqet të krosojë në qendër të zonës. Mbyll mbrojtja bardheblu.

28’ Top i gjatë në sulm te Bylisi, por Guindo i bën faull Hoxhallarit.

25’ GOOOOOOL BYLISI 2-0/ Gafë e bardhebluve. Batha humb topin në mesfushë, më pas është Guindo që e merr dhe përfiton. Kalon edhe portierin Bakaj, e shënon edhe golin e dytë.

17’ Përplasje kokë më kokë mes Imamit dhe Guindos, ndalet loja për disa momente teksa i vihet në ndihmë dy lojtarëve.

17’ Kale nis bukur Hasanin në të djathtë, por i shkaktohet faull shkodranit. Nisin shpejt lojën bardheblutë, por e humbasin topin.

15’ Tentojnë të çajnë mbrojtjen ballshiote bardheblutë, por gjejnë shumë lojtarë të dendur.

13’ Ymeralilaj kroson nga e djathta, por Imami mbyll me kokë.

12’ Kale fiton një goditje dënimi në fundoren e majtë për ekipin e tij.

7’ Del përpara Tirana. Dunga hedh një top për Kale, por Ymeralilaj mbyll.

5’ GOOOOOOOL BYLISI 1-0/ Krosim nga goditja e këndit, dhe me kokë shënon Jurgen Goxhaj. Nuk feston ish-mbrojtësi i bardhebluve.

4’ Goditja e parë nga këndi për ekipin e Dovedan.

3’ Në sulm vendasit, që kërkojnë nga krahu i djathtë.

1′ Nis takimi në Ballsh.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylis: Hidi, Ymeralilaj, Bicaj, Goxha, Peposhi, Ntepe, Murataj, Mëllugja, Ndreca, Qardaku, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

bandicam 2019-10-23 12-45-01-044
Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Hasani, Kobina, Kale, Dunga. Trajner: Ardian Mema

bandicam 2019-10-23 12-44-23-581

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"