VIDEO/ Bushiç i dhuron fitoren Flamurtarit, start katastrofik për Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 18:40

VIDEO/ Bushiç i dhuron fitoren Flamurtarit, start katastrofik për Luftëtarin

Flamurtari mposhti Luftëtarin në takimin e vlefshëm për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Ishte kapiteni Bushiç që me golin e tij i dha fitoren minimale 0-1 vlonjatëve. Ndërkohë që Luftëtari vijon me krizën e rezultateve teksa në 3 takimet e para ka 0 pikë.

wdqwq6

Me triumfin e sotëm skuadra e trajnerit Daja është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, duke barazuar Skënderbeun. Ndërkohë që javën e ardhshme, Flamurtari do të presë Skënderbeun. Ndërkohë që Luftëtari do të udhëtojë drejt kryeqytetit për tu ndeshur me Tiranën.

Luftëtari-Flamurtari 0-1

Bushiç 25′

Përfundon takimi. 

90+4′ Flamurtari shpërdoron një rast ideal në fundin e ndeshjes, Bushiç nuk arrin të dyfishojë rezultatin.

90+1′ Zëvendësim i tretë te Flamurtari, largohet Hyseni, vendin e tij e zë Sokol Ymeraj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Rregjistrohet faulli numër 40 në këtë ndeshje nga 20 për secilën skuadër.

88′ Ndëshkohet edhe Hyseni me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mustafës.

88′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Mundësi e shkëlqyer për Luftëtarin për të barazuar rezultatin, por Hyseni është ndalur nga Pollozhani.

83′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Deliaj, vendin e tij e zë Useini.

81′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Ymeraj, vendin e tij e zë Cekaj.

80′ Luftëtari hidhet në sulm në kërkim të golit.

73′ Alesio Hyseni ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kundështarit.

72′ Kotobelli provon me një gjuajtje nga distanca, shkon jashtë kuadratit të portës.

68′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Radoviç në fushë Erald Hyseni.

66′ Mundësi e shkëlyqer për vendasit, për të barazuar rezultatin, por Koliçi dhe mbrojtësit vlonjatë shpëtojnë portën.


64′ Milosavjlev provon me një gjuatje, por topi shkon në duart e portierit Koliçi.

60′ Krijohet iluzioni i golit të dytë në portën e Luftëtarit, e pabesueshme çfarë ka humbur Bushiç.

59′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Beqaj në fushë Mustafa.

55′ I afrohet golit Luftëtari, topi i devijuar nga Beqaj, për pak sa nuk përfundon në rrjetë.

49′ Rast i rrezikshëm për Luftëtarin që përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes mike, por Koliçi del duke mbyllur aksionin.

47′ Ramdani ndëshkohet me karton të verdhë, për protesta ndaj gjyqtarit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Luftëtari-Flamurtari 0-1. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Pranë golit Luftëtari me Shkurtaj, por sulmuesi gabon në momentet e fundit, duke goditur jashtë kuadratit.

38′ Batha provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi përfundon në duart e portierit Ruçi.

33′ Kundërpërgjigjen zikaltërit me Radoviç, por gjuajtja e tij, shkon ngjitur me shtyllën.

32′ Pranë golit të dytë Flamurtari me Hysenin dhe Bathën, por shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit.

25′ GOOOOOL Flamurtari 0-1. Bushiç shënon me kokë pas krosimit perfekt të Emiljano Mustës. Gol mjaft i bukur. 

15′ E pabesueshme çfarë humbet Milosavljev, i cili del i vetë përballë Koliçit, porovon me një parabël, por topi kalon gjitur me shtyllën. Rast ideal për gjirokastritët.

.12′ Sërish Flamurtari në sulm, Batha provon nga distanca, topi përfundon në duart e portierit.

11′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarin. Mustam godet me kokë pas një topi të harkuar nga këndi, por topi shkon ngjitur me traversën.

7′ Demo hedh një krosim në zonë, por nuk pozicionohet siç duhet Shkurtaj, largojnë rrezikun mbrojtësit e Flamurtarit.

3′ Luftëtari e nis në sulm ndeshjen, vuan presionin e vendasve, skuadra e Dajës.

1′ Ka startuar takimi.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Demo, Aleksi, Ramadani, Radoviç, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Milos Kostiç

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Deliaj, Beqaj, Batha, Hyseni, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Dojando Myftari, Mateo Sadikaj, Andi Koçi,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"