VIDEO / Brojën e lënë spektator në stadiumin ku ëndërron të bëhet protagonist, skuadra e tij eliminohet nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 23:36

VIDEO / Brojën e lënë spektator në stadiumin ku ëndërron të bëhet protagonist, skuadra e tij eliminohet nga Kupa

Armando Broja sot ka qenë thjesht një spektator në ndeshjen e kupës së Ligës mes Çelsit dhe Sauthempton. Rregullorja nuk e lejonte lojtarin e huazuar nga blutë londinezë te Sauthempton që të luajë ndaj “pronarëve” të kartonit të tij e si rrjedhojë, ai ka përketuar këtë sfidë vetëm si një tifoz i thjeshtë.

dfffffff

Dueli është mbyllur me një barazim 1-1 pas 120 minutash dhe për të përcaktuar fituesin janë dashur gjuajtjet nga 11 metrat. Kepa është treguar më i saktë me pritjet e tij, duke bërë të mos peshonte gabimi i Maunt nga pika e bardhë. Ndaj në fund, Çelsi fitoi 4-3 në gjuajtjet e penalltive dhe siguroi biletën për në çerekfinalet e Kupës.


Në turin tjetër kaloi edhe Arsenali, i cili mposhti 2-0 Lidsin me golat e Çambers dhe Nketiah në fraksionin e dytë të lojës, ashtu si edhe Sandërlendi i cili pas 0-0 me QR, triumfoi me penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"