VIDEO/ Broja titullar, Vitese thyen PSV-në dhe i bën presion Ajaksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 17:38

VIDEO/ Broja titullar, Vitese thyen PSV-në dhe i bën presion Ajaksit

Vitese po i befason të gjithë në kampionatin holandez. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja, mposhti ditën e sotme PSV-në me rezultatin 2-1, duke “fluturuar” në vendin e dytë, me kuotë të barabartë pikësh me Ajaksin kryesues (15 pikë në 6 ndeshje).

Vitese

Paraqitje dinjitoze edhe për Brojën, i cili u aktivizua si titullar në këtë triumf spektakolar të skuadrës së tij, teksa la fushën e lojës në minutën e 82-të.

Broja5

Shqiptari është shndërruar në një protagonist te skuadra e Viteses, pas dopietës së realizuar ndaj Den Hag, javën e shkuar, duke fituar vendin e titullarit. Kjo ishte humbja e parë në kampionat për PSV-në.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"