VIDEO / Broja la fushën i dëmtuar dhe alarmon tifozët, trajneri shpjegon: Nuk do luante të martën gjithsesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 20:33

VIDEO / Broja la fushën i dëmtuar dhe alarmon tifozët, trajneri shpjegon: Nuk do luante të martën gjithsesi

Armando Broja sot ka qenë përsëri protagonist për Sauthempton, duke shënuar gol në ndeshjen e tij të dytë si titullar, ashtu si në të parën në javën e kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi në barazimin 2-2 të skuadrës së tij, por në minutat e fundit u largua nga fusha e lojës pas një dëmtimi që pësoi.

Brojaaaa

Tifozët u shqetësuan kur lojtari u ul dhe vendosi menjëherë një qese me akull në këmbë pasi u sistemua në stol, me stafin mjekësor që vrapoi ta ndihmonte. Por trajneri Ralf Hasenhutl ka minimizuar gjithçka pas duelit.


“A është Broja në rregull? Shpresoj që po. Për fat të mirë nuk duket diçka e rëndë. Mendoj se do t’i duhen pak ditë për të rikuperuar. Por gjithësi ai nuk lejohet të luajë të martën, ndaj jemi në rregull. Por padyshim që është një lojtar i rrezikshëm për ne, po ndihmon skuadrën tonë”, deklaroi Hasenhutl pas këtij dueli.

Trajneri i referohej faktit se sulmuesi shqiptar nuk mund të luajë të martën në Kupën e Ligës, pasi Sauthempton përballet me Çelsin, që zotëron kartonin e tij. Rregulloret në Angli nuk lejojnë që një lojtar të luajë kundër klubit që e ka dhënë në huazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"