VIDEO / Broja kthehet në një gjahtar zone, tjetër gol te Çelsi për sulmuesin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 22:33

VIDEO / Broja kthehet në një gjahtar zone, tjetër gol te Çelsi për sulmuesin kuqezi

Armando Broja nuk ka ndër mend të ndalet dhe po shfrytëzon më së miri çdo minutë që po i jepet nga trajneri Tomas Tuhel te Çelsi. Në një moment kur po diskutohet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të parë apo nëse do të jepet në huazim përsëri, sulmuesi po tund me rregullsi rrjetën për të treguar se e meriton shansin e tij me blutë.

broja

Në miqësoren e sotme ndaj Bornmuth, atij iu deshën më pak se 30 minuta në fushë për të shënuar në portën kundërshtare. I aktivizuar në pjesën e dytë nga Tuhel në këtë sfidë, ai tundi rrjetën kur regjistrohej minuta e 72-të të sfidës.

Pas një harkimi të Rrahman nga e majta, sulmuesi u tregua një gjahtar i mirëfilltë zone duke gjetur hapësirën për të dërguar topin në rrjetë e për të barazuar shifrat meqë ekipi kundërshtar kishte shënuar pak minuta më parë golin e avantazhit.

Goli i Armando Brojes on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"