VIDEO/ “Broja është ylli i të ardhmes”, deklaratë “bombë” nga Sterling: Nuk mund të gënjej, nuk e kisha parë më përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 23:40

VIDEO/ “Broja është ylli i të ardhmes”, deklaratë “bombë” nga Sterling: Nuk mund të gënjej, nuk e kisha parë më përpara

Armando Broja shihet nga të gjithë si një talent premtues me të ardhme në skenën e rëndësishme të futbollit botëror. Dhe këtë ide e mbështet edhe një emër shumë i njohur, sulmuesi i Anglisë, Rahem Sterling. Shok skuadre me Brojën te Ccelsi që nga kjo verë, ai nuk ka ngurruar të deklarojë publikisht se Armando Broja do të bëhet padyshim yll në të ardhmen.

sterling broja

Në një bashkëbisedim me legjendën angleze, Ian Rajt, Sterling lëshoi këtë deklaratë pasi u ngacmua për shpejtësinë. “A je lojtari më i shpejtë në Kobham,?”, u pyet ai nga Rajt. “Jo”, u përgjigj Sterling. “Armando Broja”, shtoi ai.

“Njeriu më i shpejtë në botë. Vetëm kur njerëzit ta shohin me të vërtetë… Po. Nuk mund të gënjej. Gjithmonë, aftësia ime në ccdo klub ku kam qenë, është që e diskutoj me shokët që kam jashtë. Ata nuk e kanë parë. Dhe unë u them gjithmonë: ‘Ai është i radhës, ai është’. Unë kisha dëgjuar shumë gjëra për të më parë, nuk e kisha parë me të vërtetë. Ai është më të vërtetë”, pranoi Sterling.

@umm.official Sterling’s answer will shock you… ? Special episode of Assumptions with @Raheem Sterling & @Ian Wright dropping TOMORROW thanks to @Gillette ? #EffortlessFlow #GilletteLabs #ad ♬ original sound – UMM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"