VIDEO/ Britanikët i bëjnë llogarinë Sarrit, 400 mijë euro ka shpenzuar për duhan. Ja vëzhgimi interesant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 15:29

VIDEO/ Britanikët i bëjnë llogarinë Sarrit, 400 mijë euro ka shpenzuar për duhan. Ja vëzhgimi interesant

Mënyra dhe stili i jetesës së Mauricio Sarrit, vazhdon t’i bëjë përshtypje anglezëve. Pasi u çuditën se ai kërkonte ushqimin që konsumonte gjithmonë në Itali, tashmë kanë filluar t’i bëjnë edhe llogarinë për duhanin që konsumon.

408182_TS_24-08-18_5439729524_

Në një vëzhgim, ata nxjerrim se Sarri pi mesatarisht 80 cigare në ditë, apo një çdo 12 minuta. Në vit, përllogariten rreth 29 mijë cigare, apo 22 mijë gjatë një sezoni futbollistik. Duke e llogaritur një 1 cigare me një 1 gram, tekniku italian konsumon 22 kilogram duhen në vit, gjithsej ai ka konsumuar 616kg duhan në jetën e tij.

Anglezët shkojnë deri aty, sa e krahasojnë këtë peshë, me 9 herë sa mesfushori N’golo Kante. Kjo sasi mjafton për të vendosur 14 cigare në çdo një prej 41.631 ulëset në “Stamford Bridge”. Ata i llogarisin edhe paratë, ku me një përafërsi, shuma e harxhuar për paratë shkon deri në 400 mijë paund, aq sa do mjaftonin të paguanin yllin e Çelsit, Eden Hazard… të paktën për dy javë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"