VIDEO/ Briken Calja “shtrëngon dhëmbët”, por nuk dorëzohet. Ja renditja e shqiptarit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 18:09

VIDEO/ Briken Calja “shtrëngon dhëmbët”, por nuk dorëzohet. Ja renditja e shqiptarit në Botëror

Briken Calja bëri një paraqitje të mirë deri në peshën 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, i cili po mbahet në Turkmenistan, por nuk ia doli të merrte asnjë medalje në shkëputje, shtytje apo edhe në dy garësh.

bandicam 2018-11-04 17-17-42-335

Peshëngritësi shqiptar ngriti me sukses provën e parë në shkëputje, me 148 kg, ndërkohë që edhe e dyta ishte e suksesshme, me 153 kg. Provën e tretë, Calja nuk arriti nga ngrinte dot, me peshën 157 kg. Stilin e shkëputjes, ai e mbylli vetëm në vendin e gjashtë në klasifikim.

E njëjta tablo ishte edhe në stilin e shtytjes. Calja ngriti me sukses dy provat e para, në 181 kg dhe 186 kg, ndërsa e treta, ishte pa sukses, me shtangën që ishte në 189 kg. Vetëm vendi i shtatë në shtytje, dhe në dygarësh, Calja e mbylli në vendin e gjashtë, me 339 kg në total.

Kujtojmë që e gjithë gara e shqiptarit, u karakterizua nga dhimbje të forta, pasi që në provën e parë, ai pësoi një kontraktim në kofshën e majtë, dhe Calja shtrëngoi fort dhëmbët për të gjithë pjesën e mbetur të garës, por pa u dorëzuar për asnjë moment.

bandicam 2018-11-04 17-57-00-144

 

LIVE

Ndërsa, prova e tretë rezultoi pa sukses për Briken Caljen, i cili nuk ngriti dot 189 kg.

Edhe provën e dytë, Briken Calja e ngriti me sukses provën me 186 kg, edhe pse përsëri mes shumë dhimbjeve.

Ndërkohë, në stilin e shtytjes, Calja e nisi me 181 kg, dhe e ngriti me sukses, edhe pse me dhimbje pas një kontraktimi në kofshën e majtë.

Në total, prova më e mirë në stilin e shkëputjes ishte ajo e dytë, me 153 kg, dhe kështu, peshëngritësi shqiptar e mbylli në vendin e gjashtë këtë disiplinë. Më pas, nis edhe stili i shtytjes.

Ndërkohë, Calja e ngriti në 157 kg peshën në provën e tretë, por pa sukses. Ai u dëmtua në këmbën e majtë, dhe edhe në sallën e nxehjes, ai nuk u duk në një gjendje të mirë fizike.

Prova e dytë shënoi 153 kilogramë, dhe peshëngritësi shqiptar e ngriti me lehtësi, por në momentin që po dilte nga pedana, ai u pa duke çaluar.


Në shkëputje, Calja e nisi me 148 kilogramë, dhe në provën e parë e ngriti lehtësisht shtangën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"