VIDEO / Bregu shënon përsëri, Boluspor i largohet fundit të tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:12

VIDEO / Bregu shënon përsëri, Boluspor i largohet fundit të tabelës

Dejvi Bregu duket se më në fund po gjen ritmin e tij të zakonshmin në kampionatin turk të futbollit. Fantazisti vlonjat, i cili këtë verë u bë pjesë e Boluspor, tashmë po shënon me rregullisht, siç e tregon fakti se ka tundur tre herë rrjetën në dy ndeshjet e fundit.

bandicam 2021-11-27 18-25-04-837

Në takimi e sotëm ndaj Ejupspor, ishte pikërisht futbollisti vlonjat ai që shënoi golin e avantazhit për ekipin e Boluspor në këtë takim. Bregu u tregua i akullt nga pika e bardhë e penalltisë dhe çoi sferën me saktësi në rrjetë, duke bërë më të thjeshtë lojën e ekipit që më pas fitoi sfidën me shifrat 3-1.

Kështu, Boluspor vazhdon largimin nga zona e ftohtë e klasifikimit, ku e pa veten pas javëve të para të kampionatit dhe një serie rezultatesh pa fitore.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"