Video/ Bregu mesazh dashurie për Luftëtarin: Jam gjithmonë i juaji, cikli im…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 13:56

Video/ Bregu mesazh dashurie për Luftëtarin: Jam gjithmonë i juaji, cikli im…

Dejvi Bregu ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Gjirokastër dhe në intervistën e pas ndeshjes ai nuk i ka përmbajtur dot lotët. Megjithatë ai nuk është ndalur me kaq.

bregu
Në rrjetin social “Instagram” ai ka postuar një një mesazh të ngrohtë për të gjithë tifozët e Luftëtarit. Bregu shkruan se cikli i tij 2 vjeçar e gjysëm tashmë përfundoj. Më poshtë mesazhi i plotë:

Jeta është e ndërtuar nga cikle dhe erdhi momenti që cikli im 2 vjeçar e gjysëm të mbaroj në mënyrën më të bukur me @ks_luftetari ?⚫️
Falenderoj çdo shok të ekipit për ndihmën dhe për sfidat qe kemi kaluar,falenderoj çdo trajner që më ka mësuar shumë në këtë periudhë,falenderoj çdo tifoz që më ka përkrahur dhe që është mirënjohës për atë cfarë kam kontribuar për këtë klub.
Ndeshja ime e fundit në Gjirokastër në atë që tashmë quhet Shtëpia Ime e dytë…faleminderit për duartrokitjet e sotme !
Lotët e mi sot janë lot mirënjohje që dolën nga shpirti për gjithcka cfarë kam kaluar…
I juaji gjithmonë Dejvi Bregu…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"