VIDEO/ Brazili ndalet nga Senegali, seleçaos nuk i mjafton goli i Firminjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 16:55

VIDEO/ Brazili ndalet nga Senegali, seleçaos nuk i mjafton goli i Firminjos

Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1, në miqësoren që zhvilloi ditën e sotme me Senegalin.brazilvssenegal101019bg

Ndeshja nisi mirë për seleçaos, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 9’, me sulmuesin e Liverpulit, Roberto Firminjo.

Megjithatë pas golit të pësuar Senegali u hodh në sulm, për të gjetur golin e barazimit, të cilin e gjeti në fundin e pjesës së parë. Famara Diedhiu shndërroi një gol nga pika e 11-metërshit, duke i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin e barabartë.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Brazilin, të cilët kishin disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën të gjenin golin e avantazhit. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve të shumta, seleçaos nuk ia dolën të marrin një fitore, duke e mbyllur ndeshjen në barazim.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"