VIDEO/ Brazili i pandalshëm, mposht me “poker” Perunë. Venezuela shtang Kolumbinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2021 | 10:16

VIDEO/ Brazili i pandalshëm, mposht me “poker” Perunë. Venezuela shtang Kolumbinë

Brazili vazhdon të regjistrojë fitore, teksa mëngjesin e sotëm ka regjistruar triumfin e radhës në Kupën e Amerikës. “Seleçaos” kanë mposhtur me rezultatin 4-0 Perunë, duke marrë kështu kryesimin e grupit me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

d1443ee5e4a9d8b78c776e5408a4754co2

Aleks Sandro zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, ndërsa Nejmar në minutën e 68-të, Ribeiro në minutën e 89-të dhe Riçarlison në minutën e 93-të, vulosën shifrat në 4-0. Vlen të theksohet se kjo është fitorja e tetë radhazi për Brazilin në ndeshje zyrtare.

Ndërkohë Kolumbia ka regjistruar një barazim zhgënjyes 0-0 ndaj Venezuelës. Kolumbianët tentuan disa herë portën kundërshtare, por nuk ia arritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"