Video / Brazili eliminohet që në grup pas një goli me dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2016 | 9:43

Video / Brazili eliminohet që në grup pas një goli me dorë

Brazili i ka dhënë lamtumirën Kupës së Amerikës që në fazën në grupe të turneut mes polemikave të shumta, pas një humbje 0-1 me Perunë, falë golit me dorë të Raul Ruidiaz.


Peruja, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar të turneut, siguroi një vend në çerekfinale në dëm të “seleçaos” nga Grupi B, kur Ruidiaz tundi rrjetën në minutën e 75 të ndeshjes. Por përsëritjet e pamjeve filmike treguan se lojtari peruan e kishte prekur qartësisht me dorë topin në tentativën për ta dërguar në rrjetë pas harkimit të Polo.

Episodi u shoqërua nga kaosi në fushë, pasi brazilianët me të drejtë kërkonin anulimin e golit. Gjyqtari Andres Kunja, u këshillua me vijërojtësin dhe pas thuajse 5 minutash konsultime, vendosi të linte në fuqi vendimin e parë, pavarësisht protestave braziliane.

Brazili, të cilit i nevojitej një barazim për të kaluar në fazën tjetër, provoi në të gjitha mënyrat të shënonte, por nuk ia doli dhe kësisoj i dha lamtumirën turneut në fazën në grupe për herë të parë që nga viti 1987.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"