VIDEO/ Braçe nuk përmbahet: Gjyqtari i Dukës mohoi penalltinë, e vërteta bën më mirë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 23:07

VIDEO/ Braçe nuk përmbahet: Gjyqtari i Dukës mohoi penalltinë, e vërteta bën më mirë se…

Pas akuzave në pasditen e sotme të Erion Braçes, ku denonconte se pamjet e një rasti të ndeshjes së djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit në minutën e 8-të, ku të kuqtë pretendonin për një penallti, është deputeti që ka reaguar sërish.

Ai shprehet se vetëm pasi i publikoi ai, u transmetuan 24 orë më vonë nga Supersport, ndërkohë që e quan një gjyqtar të Dukës, atë që i mohoi këtë penallti flagrante Partizanit ditën e djeshme.

brace duka

REAGIMI I BRAÇES

E VERTETA ME NE FUND:

ISHTE PENALLTI PER PARTIZANIN NE MINUTEN E 8 DHE NUK U DHA!

FITORJA E SKENDERBEUT U VENDOS NGA NJE PENALLTI!

AI QE E THA DJE KISHTE TE DREJTE;

FUTBOLLI NE SHQIPERI ESHTE NJE LOJE QE LUHET NGA 22 LOJTARE E QE NE FILLIM VENDOSET TA FITOJE SKENDERBEU!

Fiks 24 ore pas perfundimit te ndeshjes Skenderbeu-Partizani,

pas publikimit te videos ne kete profil,

SUPERSPORT transmeton pamjet e qarta te penalltise se djeshme.

E pranoj;

SUPERSPORT I KA PAMJET ME TE QARTA DHE ESHTE PENALLTI E QARTE E MOHUAR NGA NJE GJYQTAR I ARMANDO DUKES!

24 ore me radhe keto pamje ju fshehen publikut, ju fshehen mediave te tjera.

Ju kujtoj se SuperSport ka ekskluzivitetin e ketyre pamjeve.

U desh te publikoheshin ketu qe SuperSport te thoshte te verteten.

Ju kujtoj gjithashtu se, ndeshja dje u vendos nga nje penallti, ajo qe ju dha Skenderbeut dhe ajo qe ju mohua Partizanit.

Domethene;

UNE THASHE TE VERTETEN!

Tani dua te falenderoj Gerhard Progrin qe me pastertine e ndershmerine e tij me beri te shkruaj!

Natyrisht Dorin e Partizanit qe dokumentoi rastin flagrant.

Po patjeter Vilmen-me vonese, Ervinin e Yllin qe gjykuan drejt sot!

E VERTETA BEN SHUME ME MIRE SE PROPAGANDA!!

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"