VIDEO / Botas fiton në Turqi para Verstapen, Hemilton e mbyll garën larg dhe i inatosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 18:05

VIDEO / Botas fiton në Turqi para Verstapen, Hemilton e mbyll garën larg dhe i inatosur

Valteri Botas ka dominuar sot Çmimin e Madh të Turqisë në pistën e Stambollit, duke mbyllur garën para Maks Verstapen. Ndërsa pretendenti për titull, Luis Hemilton, e mbylli këtë garë në vendin e 5-të dhe dukshëm i pakënaqur me strategjinë që kishte zgjedhur skuadra Mercedes për të.

sdfsdfsdfsdfdsfsdf

Serxhio Perez u ngjit në podium në vendin e tretë, me Leklerk dhe Hemilton të cilët përfunduan pas krahëve të tij, teksa vendimi për të garuar me një set të vetëm gomash për këto dy të fundit rezultoi strategjia e gabuar.

Botas arriti të mbante pas Verstapen me një diferencë prej 1,3 sekondash në startin e garës në kushte të vështira për shkak të reshjeve të herëpashershme mbi cirkuit. Ndërkohë, Hemilton i cili u nis i 11-ti, e pa vetën pas 20 xhirosh në vendin e 5, duke shkurtuar diferencën me makinat që kishte para.

Në ndërrimin e parë të gomave, Verstapen dhe Botas u futën në bokse, ndërsa Leklerk dhe Hemilton qëndruan jashtë. Kjo rezultoi vendimtare për ta pasi strategjia për ta mbyllur pa ndalesë, nuk ishte e duhura. Botas krijoi distancë ndaj Verstapen ndërsa të dy arritën të kapnin në kohë Leklerk i cili ishte në kryesim, me Ferrarin që e futi në bokse në xhiron e 47. Edhe Perez kaloi pilotin e Ferrarit në xhiron e 51-të, duke siguruar një vend në podium.

Mercedes futi Hemilton në bokse në xhiron e 50, duke inatosur britanikun i cili nuk kurseu kritikat në radio gjatë garës për këtë strategji tërësisht të gabuar që e la në vendin e 5-të dhe në fund iu rrezikua edhe ky pozicion nga Gasli.


Norris u rendit i shtati, i ndjekur nga Sainz, Stroll dhe Okon të cilët përfunduan në zonën e pikëve. Pas kësaj gare, kreu i Botërorit për pilotë i shkoi përsëri Verstapen, ndërsa Botas ka ngushtuar paksa diferencën me shokun e tij të skuadrës.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"