VIDEO/ Borusia e Dortmundit nuk di të fitojë, ndaj Shtutgardit vjen humbja e tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 22:54

VIDEO/ Borusia e Dortmundit nuk di të fitojë, ndaj Shtutgardit vjen humbja e tretë radhazi

Java e 12-të e Bundesligës, u hap me ndeshjen mes Shtutgardit dhe Dortmundit. Verdhezinjtë e Tomas Tuhel dhanë një tjetër paraqitje zhgënjyese në transfertë.

borusia dortmund

Vendasit zhbllokuan që në minutën e 5-të rezultatin, me Akolo, por Dortmundi barazoi shifrat vetëm në fund të pjesës së parë. Më pas, zëvendësuesi i autorit të golit të parë, Brekalo, sapo u fut në lojë në pjesën e dytë, shënoi golin e dytë, dhe të fitores për Shtutgardit.

Për Dortmundin kjo ishte humbja e tretë radhazi, dhe tashmë skuadra po kalon me të vërtetë një moment krize. Ndeshjen e radhës gjermanët e luajnë në Champions Ligë, në një përballje të vështirë ndaj Totenhemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"