VIDEO/ Borini debuton si hero, Bresha dhe Kaljari ndahen në paqe. Ja të gjitha rezultatet e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 17:25

VIDEO/ Borini debuton si hero, Bresha dhe Kaljari ndahen në paqe. Ja të gjitha rezultatet e Serisë A

U luajtën në orën 15:00, 3 sfidat e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A. Si për ironi të fatit, të 3 këto takime përfunduan në barazim. 

Përveç zikaltërve të Interit, që zhgënjyen në transfertë ndaj Leçes, duke mos shkuar më shumë se rezultati 1-1, në sfidat e tjera, Verona arriti të merrte 1 pikë tepër të rëndësishme ndaj Bolonjës duke barazuar me rezultatit 1-1, ndërkohë që në barazim 2-2 u mbyll edhe përballja Bresha-Kaljari.

Borini

Vlen për t’u përmendur, se hero, te skuadra e Veronës, ku aktivizohen edhe 2 mbrojtësit shqiptar Kumbulla dhe Rrahmani, ishte Fabio Borini, i cili gjeti rrugën e rrjetës në debutimin me skuadrën e tij të re.

REZULTATET: 

BOLONJA – VERONA 1-1

BRESHA – KALJARI 2-2

LEÇE – INTER 1-1

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"