VIDEO/ Bonuçi humb toruan, godet zyrtarin e Interit menjëherë pas golit të Sançezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 14:33

VIDEO/ Bonuçi humb toruan, godet zyrtarin e Interit menjëherë pas golit të Sançezit

Mesa duket goli i realizuar në sekondat e fundit nga Interi me Aleksis Sançez në minutën e 120′ në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, ka bërë që Leonardo Bonuçi të humbasë arsyen.

bonuci

Mbrojtësi i bardhezinjve menjëherë pas golit të shënuar nga kiliani Sançez ku i dha trofeun e Superkupës skuadrës zikaltër, Bonuçi ka goditur menaxherin e klubit të Interit.

34-vjeçari ishte duke u përgatitur për tu futur në fushën e blertë për të goditur 11-metërshat, pasi italiani njihet si një gjuajtës i mirë i penalltive, por me golin e Interit ai nuk u aktivizua për asnjë sekondë.

Arsyeja nuk dihet, por me siguri lumturia për golin e Sançezit nga zyrtari i klubit zikaltër ka tërbuar lojtarin e Juventusit.

Përpara se sulmuesi kilian i Interit të shënonte, më parë kishin realizuar Ueston Mekeni për Juventusin në minutën e 25-të dhe baraspeshën e riktheu Lautaro Martinez me penallti në minutën e 35-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"