VIDEO/ Boksieri shqiptar nuk mbyll dot as raundin e parë, mposhtet me nokaut nga rusi Gasiev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 18:41

VIDEO/ Boksieri shqiptar nuk mbyll dot as raundin e parë, mposhtet me nokaut nga rusi Gasiev

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi është mposhtur që në raundin e parë nga rusi Murat Gasiev. Kur duhej edhe pak që të përfundonte raundi i parë, boksieri nga Gostivari rrëzohet nokaut në ring nga një e djathtë e fortë e Gasievit.

SEFERI GASIEV

Pas shumë përpjekjeve, Seferi ia del të ngrihet me vështirësi, por gjyqtari vlerëson se ai nuk mund të vazhdonte më tej dhe i dha fitoren boksierit rus.

Gasiev vazhdon kështu formën e mirë, teksa në boksin profesionist në 28 ndeshje të zhvilluara, regjistron 27 fitore, 20 prej të cilave me nokaut, ndërsa Seferi regjistroi humbjen e 10 në 51 ndeshje të zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"