VIDEO/ Boksieri francez nuk pranon humbjen, godet kamerën dhe ulet për të protestuar në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 16:43

VIDEO/ Boksieri francez nuk pranon humbjen, godet kamerën dhe ulet për të protestuar në ring

Peshat e rënda në boks rezervuan një duel midis boksierit francez Murad Aliev dhe atij britanik Frejzer Klark.

murad aliev

Sfida u fitua nga britaniku Klark pasi Aliev u diskualifikua nga gjyqtari për dy goditje të dhëna ndaj kundërshtarit jashtë rregullave të sportit. Por këtu vjen dhe shpërthimi i francezit i cili iu drejtua kamerës duke bërtitur ‘’Unë fitova, të gjithë e panë’’, dhe e goditi me grusht.

Më pas, Aliev vendosi të qëndrojë në ring për gjysmë ore në shenjë proteste ndaj vendimit të gjyqtarit. Mbyllet kështu olimpiada për boksierin francez për të cilin pretendimet ishin të larta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"