FOTO+VIDEO/ Blu, portokalli, jeshile dhe e verdhë, Interi prezanton fanellën e tretë me risi të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 14:00


FOTO+VIDEO/ Blu, portokalli, jeshile dhe e verdhë, Interi prezanton fanellën e tretë me risi të mëdha

Interi ka prezantuar zyrtarisht fanellën e tretë të sezonit të ri futbollistik. Kjo uniformë vjen me një dizajn sa unik, por edhe risi për zikaltërit.

inter

Ngjyra e fanellës është e zezë, por ajo që e bën unike në ndryshim me ngjyrat karakteristike të klubit nga Milano është dizajni dhe ngjyrat që janë të inkuadruara tek sponsori kryesor.

Blu, portokalli, jeshile dhe e verdhë janë të dizenjuar në formën e diagonales dhe ndërkohë stema e Interit do të jetë në jeshile dhe blu, sakaq logo e sponsorit teknik “NIKE” është e ngjyrosur me portokalli, ndërsa logo që karakterizon që Interi është kampioni i Italisë, është sipër sponsorit “NIKE”.


PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/