VIDEO/ Blerja e madhe e Juventusit zbarkon në Torino, shihni pritjen që i rezervojnë tifozët bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:38

VIDEO/ Blerja e madhe e Juventusit zbarkon në Torino, shihni pritjen që i rezervojnë tifozët bardhezi

Dushan Vlahoviç ka mbërritur në Torino.

vla

Blerja e madhe e Juventusit sapo ka mbërritur në qendrën mjekësore të bardhezinjve “J-Medical” për t’iu nënshtruar të gjitha testeve mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën në kontratën e tij nga ku do të përfitojë plot 7 milionë euro, duke kaluar edhe shifrën e Paulo Dibalës dhe Alvaro Moratës.

Tifozët bardhezi kanë mbushur qendrën mjekësore teksa i rezervojnë dhe një pritje të ngrohtë sulmuesit 22-vjeçar serb.

Vlahoviç me fanellën e Fiorentinës këtë sezon në Serinë A është aktivizuar në total në 21 ndeshje nga ku ka realizuar plot 17 gola duke dhuruar dhe 2 asiste.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"