VIDEO/ Bishë e vërtetë në sulm, Vedat Muriqi shënon golin e 4-t në kampionat me Fenerbahçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:40

VIDEO/ Bishë e vërtetë në sulm, Vedat Muriqi shënon golin e 4-t në kampionat me Fenerbahçen

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Fenerbahçes në kampionatin turk. Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa shënoi në minutën e 62-të, në sfidën e sotme ndaj Denizlisporit.

Muriqi

Ky ishte goli i katër në 8 javë kampionat për bomberin 25-vjeçar, i cili është shndërruar në një lider te skuadra turke e Fenerbahçes.


Në minutën e 39-të, Muriqi goditi shtyllën, ndërkohë që topi u kthye te Cigerçi, i cili nuk fali duke gjetur golin e avantazhit. Ndërkohë në minutën e 62-të, shqiptari i Kosovës, nuk fali përballë portës, duke rritur shifrat në 0-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"