VIDEO/ Bind Skënderbeu, Gvozdenoviç e nis me 3 gola në stolin e korçarëve në miqësoren ndaj Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 14:28

VIDEO/ Bind Skënderbeu, Gvozdenoviç e nis me 3 gola në stolin e korçarëve në miqësoren ndaj Devollit

Skënderbeu gjen fitoren në… miqësorë. E para ndeshje (ndonëse jo zyrtare) nën drejtimin e Ivan Gvozdenoviç, ka përfunduar me sukses.

DEVOLLI SKENDERBEUÇast nga miqësorja

Bardhekuqtë kanë shënuar jo pak, por tri herë në portën e Devollit.

Ndeshja e luajtur të shtunën në stadiumin e Bilishtit, ka folur e gjitha për miqtë.

Ishte fillimisht Dejan Liço që zhbllokoi shifrat në 21-ën minutë dhe po ai dyfishoi në të 64-ën, ndërsa Belajdi Pusi i vendosi “vulën” në të 73-ën.

NDESHJA – Korçarët e nisën lojën me 11-shen më të mirë që kishin në dispozicion dhe me tjetër modul. Në sy binte skema 4-3-3 dhe dukshëm ishin më ofensiv që nga minuta e parë.

Kishte qarkullim të dendur topi dhe aksione të rrjedhshme, e megjithatë goli nuk po dukej. Duhet të vinte e 21-ta minutë që shifrat të zhbllokoheshin.

Ishte Temitope që fiton një duel në krahun e djathtë dhe përtej pretendimeve për një faull, e çon te Liço.

Sulmuesi është i pamarkuar dhe kur avancon drejt zonës, dhuron “klas”.

Godet në 17 metra të majtën dhe e dërgon në rrjetë, me portierin që thjesht e vëzhgon.

Rastet janë intensifikuar, por gola nuk pati më derisa shkuan në pushim.

Trajnerët bën ndryshime masive në formacione, që për Skënderbeun rezultuan efikase.

Blejadi Pusi i futur nga stoli “shpërthen” me direkt, ndërsa duhet thënë që në superformë ishte edhe Gresild Lika. Fillimisht në të 64-ën, pas një aksioni të rrjedhshëm gjejnë rrjetën e qetësisë.

ske 1 (1)

Ishte Lika ai që inicion gjithçka, e megjithatë një gabim fatal i një prej mbrojtësve vendës, i jep “asist” perfekt për Liçon.

Me të majtën ai është i pagabueshëm. Dominimi vazhdon dhe në të 73- ën është sërish Lika që merr krahun e majtë dhe shërben në zonë, aty ku Pusi nuk fal. Shtyn lehtë me të majtën dhe 0-3.

Raste kishte edhe për të tjerë gola, por gjithçka u mbyll në këto shifra.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"