VIDEO/ Bilbao “pushton” Spanjën, Mesi shpërfytyrohet dhe “skuqet” për gjest antisportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:46

VIDEO/ Bilbao “pushton” Spanjën, Mesi shpërfytyrohet dhe “skuqet” për gjest antisportiv

Atletik Bilbao është fituesi i Superkupës së Spanjës për edicionin 2020-2021. Baskët mposhtën pas 120 minutave sfilitesë Barcelonën e Mesit dhe Grizmanit, të cilët nuk ia dolën dot të merrnin trofeun e parë sezonal mbrëmjen e sotme. Si për t’i dhënë një tjetër notë të errët paraqitjes së Barcelonës, Mesi u ndëshkua pak momente nga fundi i takimit me karton të kuq për goditje të kundërshtarit në fytyrë.
bilbaooo
U kuptua se kjo finale do të ishte e luftur kur u realizuan dy gola për dy minuta në pjesën e parë. Grizman shkundi sërish rrjetën në minutën e 77-të teksa Bilbaos iu anullua në minutën e 57-të goli i Raul Garsisë. Kur dukej se çështja e fituesit të Superkupës së Spanjës mori fund, Vijalibre barazoi takimin “in extremis” dhe sfida shkoi drejt 30 minutave shtesë.

Sulmuesi i baskëve Inaki Uilliams vulosi triumfin 3 minuta nga fillimi i shtesës së parë dhe Bilbao e mbrojti rezultatin deri në fund. Lionel Mesi u largua nga sfida me karton të kuq për gjest antisportiv në fundin e takimit.

AET| BARCELONA-ATLETIK BILBAO 2-3 
Golat: Grizman 40′, 77’/ Markos 42′, Vijalibre 90′, Uilliams 93′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"