VIDEO/ Bien Durant me shokë, Jokiç çon Nagets në finalen e Perëndimit. Ja rezultatet e mbrëmjes së djeshme në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 9:10

VIDEO/ Bien Durant me shokë, Jokiç çon Nagets në finalen e Perëndimit. Ja rezultatet e mbrëmjes së djeshme në NBA

NBA vazhdon të dhurojë emocione, e cila pak nga pak po i afrohet fundit të sezonit.

nba

Në Konferencën e Lindjes, Boston Sëlltiks ka mundur me rezultatin 86-95 Filadelfia 76ers për ta çuar këtë gjysmëfinale në ndeshjen e 7, aty ku do të vendoset finalisti i radhës.

Embid dhe Maksej ishin yjet e këtij takimi me nga 26 pikë secili, por që nuk shërbyen për skuadrën e tyre që të siguronte finalen.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së djeshme, Denver Nagets siguroi kalimin në finalen e Konferencës së Perëndimit, duke mundur me rezultatin 100-125 Finiks Sans.

jokic

Durant &Co. nuk ja dolën dot përballë “furisë” së Nikola Jokiç, i cili shkëlqeu me 32 pikë, 12 asiste dhe 10 topa në tabelë.

Kështu Nagets do të presë në finale skuadrën që do të kualifikohet nga gjysmëfinalja tjetër mes Los Anxhelos Lejkërs dhe Golden Stejt Uorriors.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"