VIDEO/ Bie Vllaznia, Laçi triumfon në Shkodër me 10 lojtarë dhe rihap kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:59

VIDEO/ Bie Vllaznia, Laçi triumfon në Shkodër me 10 lojtarë dhe rihap kampionatin

Bie Vllaznia e Tomas Brdariç. Skuadra shkodrane ka regjistruar humbjen e tretë në 18 javë kampionat, teksa u mposht nga Laçi me rezultatin 1-2, në një sfidë tepër të luftuar. Të 3 golat u realizuan në pjesën e dytë, teksa vlen të theksohet fakti, se kurbinasit luajtën prej minutës së 77-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq Obanor.

Deliu Dilaver

FOTO: F.Hazisllari

Nuabueze dhe Harmon Van Dejv ishin autorët e golave për bardhezinjtë e Shpëtim Duros, në minutat 59-të dhe 72-t, ndërkohë që për Vllazninë, barazoi përkohësisht Demir Imeri në të 66-tën.

Laci 2

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Kurbinasit kanë arritur të mposhtin 2 herë kryesuesit e kampionatit këtë sezon, teksa triumfi i sotëm, e bën më interesante pjesën e dytë të sezonit.

Kartoni i kuq i Obanorit

 

FT: VLLAZNIA-LAÇI 1-2

Demir Imeri 66′ / Nuabueze 59′, Harmon 72′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+1′ Eni Imami është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te  Laçi, largohet nga fusha e lojës, Juljan Shehu, vendin e tij e merr Lukas Ramos.

83′ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia, largohen Jonuzi dhe Isaevski, vendin e tyre e marrin Arlind Kalaja dhe Avdiaj.

80′ Ardit Hoxhaj provon me një gjuajtje poshtë murit, pas goditjes së dënimit të fituar, por tentativa e tij nuk është e saktë.

79′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nuabueze, vendin e tij e merr Turkaj.

77′ Obanor ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes të gabuar ndaj Imerit. Gjyqtari Cjapi nuk e fal dhe e largon nga fusha mbrojtësin e skuadrës kurbinase. Ka momente tensioni në fushë.

76′ Pranë golit të tretë Laçi me Ignjatoviç, gjuajtja e tij me kokë u ndal nga portieri Zogoviç.

74′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Kruja, vendin e tij e merr Nija Vexhi.

73′ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Nuabuezes.

72′ GOOOOOL LAÇI 1-2/ Pjesë e dytë emocionuese. I sapo futur në fushë, Harmon kalon sërish në avantazh kurbinasit. Pas asistit të Nuabuezes, sulmuesi fiton duelin e shpejtësisë me Gurishtën dhe mposht Zogoviçin. 

70′ Zëvendësim te Laçi, largohet Xhixha në vend të tij Harmon Van Dejv.

68′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Isaevskit.

66′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Loro Boriçi. Demir Imeri gjen rrugën e rrjetës. Pas tentativës së Krujës, topi fillimisht u ndal në shtyllë dhe kthehet në asist për mesfushorin Imeri, që nuk fal nga shumë pranë vijë fatale duke shënuar. 

65′ Pas pësimit të golit Vllaznia provon të shtyjë përpara në zonën e Laçit, për të gjetur barazimin.

59′ GOOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida! Nuabueze kalon në avantazh kurbinasit. Shehu i rëmben një top Kaleziçit dhe servir për Nuabuezen që nuk fal duke mposhtur Alen Sherrin. 

54′ Provon Demir Imeri, por gjuajtja e mesfushorit ndalet nga muri mbrojtës. Sfumohet një rast i artë për shkodranët.

53′ Goditje dënimi për Vllaznisë, shumë pranë hyrjes së zonës, pas prekjes së topit me dorë nga ana e Malotës.

50′ Tjetër tentativë e Laçit me Xhixhën, por gjuajtja e sulmuesit shkon sërish jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Zogoviç.

48′ Laçi e nis mirë pjesën e dytë, Xhixha provon me një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Moment i rrezikshëm në zonën e Vllaznisë, provon Xhixha në afërsi të pikës së penalltiës, por topi ndalet nga kapiteni Gurishta.

40′ Dalje e mirë e shkodranëve, Demir Imeri harkon nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri Sherri.

38′ Vllaznia provon të shtyjë përpara me Kaleziç, i cili provon me të majtën, por mbrohen mirë kurbinasit e Shpëtim Duros.

35’ Hoxhaj merr fundoren dhe harkon nga e majta, Sherri del para Dilaver dhe kontrollon topin.

32’ Nuk mbarojnë protestat e shkodranëve, pasi Shehu bën një tjetër faull dhe kërkohet që të ndëshkohet me të kuq. Por gjyqtari vendos të mos nxjerrë të verdhin e dytë për mesfushorin e kurbinasve.

27′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Herald Marku i dëmtuar, vendin e tij e zë Milosh Kaleziç që bën debutimin me shkodranët.

24′ Momente tensioni, futbollistët përplasen për disa sekonda, pas dëmtimit të Herald Markut, teksa futbollistët e Vllaznisë sulmuan futbollistin Albion Marku, për mos-respektimin e “Fair-Play”-t.

20′ Juljan Shehu ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Krujës. Stoli i Vllaznisë kërkon ndëshkimin me karton të kuq.

19′ Alen Sherri për pak sa nuk e katranos, pas topit të kthyer mbrapa nga Ignjatoviç. Topi fillimisht u përplas te Dilaver, por u kontrollua më pas nga gardiani i Laçit.

17′ Tentativa e parë në kuadrat e Vllaznisë me Dilaver, i cili provon brenda zonës, por topi kontrollohet lehtësisht nga portieri Sherri.

12′ Provon të rrezikojë Laçi, me një harkim të Lushkjas nga goditja e dënimit, por Malota shkakton faull në sulm.

5′ Nis e qetë sfida, të dyja skuadrat studiojnë planin e njëra-tjetrës. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.

Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Shpëtim Duro.

Vllaznia-Laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"