VIDEO/ Bicaj bën goleadorin, Teuta përmbys Tiranën dhe e zhyt në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 22:43

VIDEO/ Bicaj bën goleadorin, Teuta përmbys Tiranën dhe e zhyt në krizë

Teuta ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tiranën në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Një fitore dramatike për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që arriti të përmbysë në 2 minuta avantazhit e bardhebluve, duke i zhytur këta të fundit në krizë të thellë.

bandicam 2018-11-02 15-45-20-446

Në minutën e 28-të, pas gjuajtjes direkte në portë të Hasanit nga këndi, topi prek shtyllën dhe merr devijohet nga mbrojtësi i Teutës duke përfunduar në rrjetë. . Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e kryeqytetasve. Në minutën e 70-të Bicaj barazoi shifrat. Mbrojtësi lezhjan nuk u mjaftua me kaq, teksa 2 minuta më vonë, me një parabol me kokë, mposhti për herë të dytë portierin Lika, duke çuar peshë zemrat e tifozëve durrsakë. Me fitoren e sotme, Teuta u ngjit në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Flamurtari i vendit të 4-t. Ndërkohë Tirana mban vendin e 7-të me 9 pikë në 11 ndeshje.

bandicam 2018-11-02 14-31-04-046

TEUTA-TIRANA 2-1

Bicaj 70′, 72′ / Shkalla (autogol)  28′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Greca i shpëton mbulimit të Bicajt, del i vetëm përballë Hidit, gjuan por gardiani i portë durrsake bën heroin duke shpëtuar një gol të sigurt.

84′ Me fat Teuta në këto minuta. Greca harkon për Sentamun, ky i fundit gjuan me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

82′ Pranë golit të barazimit Tirana me Sentamun, sulmuesi shpërdoron nga brenda zonës duke e dërguar topin në duart e Hidit.

81′ Karabeci harkon një top të rrezikshëm nga goditja e dënimit, grushton bukur portieri Hidi duke larguar rrezikun.

80′ Gjeorgjevski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Imamit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Zëvendësim te Teuta, largohet Kallaku, në lojë Gashi.

72′ GOOOOL TEUTA 2-1. Përmbysje e çmendur e durrsakëve. Bicaj realizon dopietë. Pas një harkimi nga e djathta, mbrojtësi i Teutës godet bukur me kokë nga 15 metra, duke e dërguar topin mbi portieri Lika. 

70′ GOOOOOL TEUTA 1-1. Bicaj vendos baraspeshën në Shijak. Mbrojtësi lezhian, përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe shumë pranë vijë fatale devijon topin në rrjetë. 

64′ Greca provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

55′ Minuta të luftuar në mesin e fushës nga të dyja skuadrat. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Ka startuar pjesa e dytë në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Teuta bën zëvendësimin e parë, largohet Avdyli në fushë Kamara.

Përfundon pjesa e parë, Teuta-Tirana 0-1. 

45+2′ Isli Hidi shpëton Teutën nga goli i dytë. Portieri arrin të ndalë gjuajtjen e Asion Dajës, duke mbajtur në lojë durrsakët.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

41′ Provojnë durrsakët me Amadu Latif, por sulmuesi nuk arrin të godasë me kokë pas një topi të harkuar nga e majta.

39′ Pranë golit të dytë me Sentamun, sulmuesi gjuan bukur nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me trekëndëshin ku kryqëzohen shtyllat.

32’ Top i gjatë në zonën e Tiranës, ku Latif nuk devijon siç duhet para portës, duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

28′ GOOOOL TIRANA 0-1. Bardheblutë kalojnë në avantazh pas autogolit të Shkallës. Hasani kroson bukur nga këndi, topi i shpëton portierit Hidi, përplaset në shtyllë dhe devijohet nga mbrojtësi Shkalla duke përfunduar në rrjetë. Meritë e jashtëzakonshme e Hasanit. 

25′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Tiranën. Sentamu bën gjithçka bukur dhe pason për Dajën. Ky i fundit gjuan, por topi devijohet dhe shkon te Hasani, i cili pranë vijës fatale nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

22′ Goditjen e parë në portë e bën Imami. Mbrojtësi lëshon një gjuajtje potente nga distanca, grushton në vështirësi portieri Hidi.

18′ Kundërpërgjigjen durrsakët me Latif. Sulmuesi gabon me kokë shumë pranë vijë fatale, duke goditur mbi kuadrat, pas harkimit të Avdylit.

16′ Shans mjaft i mirë për Tiranën me Grecën. Futbollisti shkëputet bukur nga e majta, del i vetëm përballë portierit, provon me një parabol, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

13’ Goditje dënimi nga e majta ketë herë për Teutën. Topi harkohet në zonë ku Bicaj provon ta gjuajë me kokë, por bllokohet nga Hoxhallari i cili e largon jashtë.

5′ Sidibe jep sinjalin e parë të rrezikshëm duke provuar me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur me 13 minuta vonesë takimi në “Tofik Jashari” të Shijakut. Policia heq banderolën kompromentuese.  Në këtë moment, “Fanatics” heqin jo vetëm parullën kundër presidentit , por edhe banderolat e zakonshme të tyret. Pas disa minutash ku nuk munguan fyerjet ndaj bardhebluve, tifozët fillojnë të largohen nga stadiumi, duke bojkotuar ndeshjen.

Kanë kaluar 12 minuta, ndeshja nuk ka filluar ende. Tifozët e Tiranës janë të vendosur për mos e larguar banderolët kundër presidentit Halili. Është dashur ndërhyra e policisë që kjo banderolë të largohet. 

bandicam 2018-11-02 14-13-59-162

Nuk fillon loja në “Tofik Jashari” po nuk u largua banderola kundër presidentit Halili. 

bandicam 2018-11-02 14-03-18-072

Gjyqtari Kola bën të ditur se nuk do të fillojë ndeshjen derisa të hiqet një parullë kundër presidentit Refik Halili të shpalosur nga tifozët e Tiranës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Shkalla, Bicaj, Beqja, Osmani, Sidibe, Avdyli, Progni, Kallaku, Latif
Trajner: Bledi Shkëmbi

Tirana: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Kobina, Hasani, Sentamu, Greca
Trajneri: Ardian Mema.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"