VIDEO/ “Betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur”, fjalimi emocionues i Ronaldos kur fitoi Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2019 | 19:36

VIDEO/ “Betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur”, fjalimi emocionues i Ronaldos kur fitoi Europianin

Si sot para 3 vitesh Portugalia, arrinte të fitonte EURO2016 në finale kundër Francës.

17-CCT51731 Football Soccer - Portugal v France - EURO 2016 - Final - Stade de France, Saint-Denis near Paris, France - 10/7/16 Portugal's Cristiano Ronaldo reacts after Eder scores their first goal REUTERS/Kai Pfaffenbach Livepic

Ky ishte trofeu i parë i Kristiano Ronaldos, me kombëtaren e tij, i vetmi që i mungonte në karrierën e tij. Menjëherë pas përfundimit të sfidës që u fitua nga Portugalia me rezultatin 1-0, ylli portugez mbajti një fjalim në dhomat e zhveshjes.

Në fjalimin e tij ai dukej shumë i lumtur, ku u shpreh: “Do të doja ta falënderoj këtë njeri këtu (për trajnerin). Pikë së pari, pa të, asnjëri prej nesh nuk do të ishim këtu. Së dyti, të gjithë lojtarët, të gjithë stafin, të gjithë që dhanë kontributin e tyre. Askush nuk besoi te Portugalia, por e vërteta është se ne e arritëm qëllimin. Të gjithë ne. Ne e arritëm. Jam shumë i lumtur, kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Harrojini trofetë individuale, Ligën e Kampionëve, ky moment këtu është më i lumturi i jetës sime. Kam qarë tri apo katër herë deri më tani. Vëllai im më tha të qetësohem dhe unë i thashë: “Hugo, nuk mundem”. Është e vërtetë, prej thellësisë së zemrës sime, betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur. Mund ta përsëris këtë 100 herë, jam shumë i lumtur. Ky është trofeu që më mungonte. Faleminderit të gjithëve, lojtarëve, stafit dhe ty përsëri trajner. E gjithë besimi që e kishe sinqerisht më ka prekur. Ne e merituam këtë. Jemi tani në histori të Portugalisë. Jemi ekipi i parë që e arrin këtë.”, u shpreh Ronaldo, në fjalimin e tij në dhomat e zhveshjesh.PORTUGAL

Për më shumë ndiqni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"